-0.3 C
Priština
More

    Adhuroni çokollatën? Mënyra të shëndetshme për ta shijuar atë

    spot_imgspot_img

    Si, në mënyrë të shëndetshme, të plotësojmë dëshirën për çokollatë?

    Janë të paktë ata që nuk e dojnë çokollatën, kurse nëse jeni një “adhurues çokollate”, sikurse unë, atëherë vazhdoni të lexoni.

    Ekzistojnë mënyra të shëndetshme që të hani më shumë çokollatë, kurse ne po ju zbulojmë cilat janë.Nëse jeni adhurues i madh i çokollatës, atëherë kërkoni mënyra që ta përdorni sa më shumë në jetën tuaj. Ekzistojnë shumë produkte të çokollatës dhe reçeta të clët përmbajnë pak sheqer dhe janë shumë më të shëndetshme se çokollata e zakonshme e qumështit.

    Nëse jeni i gatshëm të hulumtoni se çka mundet çokollata të ju ofrojë, gjithsesi provoni ndonjërën nga këto mënyra të shëndetshme të konsumimit më të madh të çokollatës.

    “Smoothie” çokollate

    “Smoothie”-t janë mënyrë e thjeshtë të eksperimentoni me përbërës dhe shije të ndryshme, kurse njëkohësisht edhe të konsumoni disa gjëra të ushqyeshme. Një nga mënyrat që të hani sa më shumë çokollatë edhe atë në formën e saj burimore është përdorimi i ‘kakao’-s. Kakao përmbanë gjëra të cilat ndikojnë si antidepresiv dhe e përmirësojnë disponimin. Gjithashtu, është burim i shkëlqyer i magnezit dhe është plot fibra. Edhe pse kakao nuk është aq e ëmbël si çokollata, mundë ta shtoni në “smoothie” prej banane dhe ta ëmbëlsoni me mjaltë apo “Stevia”. Ju bëftë mirë!

    Qumësht çokollate me bajame

    Edhe një mënyrë tjetër që të plotësonidëshirën tuaj për çokollatë dhe të mos e teproni me kalori është një gotë qumësht bajame apo soje me çokollatë.Edhepse ndoshta qumështi i sojës nuk ju pëlqen, së paku provoni sepse është njejtë i ëmbël sikurse qumështi i zakonshëm me çokollatë.Përmbanë kalcium, më pak yndyrëra dhe kalori se qumështi i zakonshëm me çokollatë.

    Fruta “arrash” të lyera me çokollatë të errët

    Herën tjetër kur të ju marrë malli për ”brejtje”, kapuni për pllakëzën prej frutave të arrave të lyera me çokollatë të errët. Përparësitë shëndetsore të çokollatës së errët dhe frutave të arrave janë mjaft të njohura, kurse dhëmbët tuaj do të janë shumë të kënaqur.

    Gjalpi i kikirikut me çokollatë

    Gjalpi i kikirikut është një nga produktet i cili përputhet shkëlqyeshëm me gjithçka, kurse shija është thjeshtë e përsosur. Më i mirë se gjalpi i thjeshtë i kikirikut është vetëm gjalpi i kikirikut me çokollatë i cili përmbanë yndyrëra të shëndetshme, por megjithatë nuk duhet të teprohet. Me atë lyeni ‘tostin’, shërbejeni me fruta pemësh apo e shtoni në ‘smoothie’-n tuaj të preferuar.

    Çokollata në vaktin kryesor

    Çokollata nuk është e rezervuar vetëm si desert por shumë lehtë dhe thjeshtë mundë ta përdorni edhe te përgatitja e vakteve kryesore. Kërkoni reçeta interesante me kakao dhe filloni në veprim. Do të befasoheni se sa shije të mirë mundë të kanë “gjellat me çokollatë”.

    Përshesh tërshëre me çokollatë

    Kush thot se mëngjesin tuaj të shëndetshëm nuk mundë ta shëndrroni në desert? Nëse dëshironi të hani përshesh tërshëre atëherë provoni ti shtoni pak çokollatë të errët të grirë, bajame dhe mjaltë dhe dhëmbët tuaj do të kënaqen.

    Ekzistojnë shumë mënyra të shëndetshme që të konsumojmë më shumë çokollatë, vetëm se duhet të jemi pak kreativ. Çokollata nuk duhet gjithnjë të jetë me shumë sheqer që të jetë më e shijshme. Nëse shtoni vetëm pak çokollatë të errët apo kakao gjellërave tuaja të zakonshme ato do të bëhen shumë më të shijshme, kurse dëshira juaj do të plotësohet në mënyrë të shëndetshme./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...