Simptomat e infeksionit fungal manifestohen me ndjesi të djegies, skuqjes, irritimit, kruarjes si dhe rrjedhjes së lëngjeve me ngjyrë të bardhë në të verdhë (formë djathi) nga mitra. Largimi i këtyre simptomave është relativisht i lehtë dhe për këtë ekzistojnë një numër i madh i medikamenteve.
Si pasojë e ndikimeve të ndryshme, sidomos pas trajtimit me antibiotikë, zvogëlimi i sistemit imunitar apo përdorimi i barnave imunosupresive, kontraceptivëve oral, terapi hormonale ose antiandrogjen, diabeti si edhe në shtatzëni, vjen deri tek shumimi i Kandidës (Candida Albicans).
Simptomet e infeksionit fungal
Simptomet e Kandidës klasifikohen në 5 kategori:
- Simptomat e përgjithshme: lodhje dhe mungesë e fuqisë, depresioni, dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, humbje e kujtesës, ndjeshmëri ekstreme ndaj kemikateve, infeksione të traktit urinar.
- Simptomat e tretjes: gazra, fryerje, kapsllëk dhe diarre e shpeshtë, mos tretje dhe dhimbje e zorrëve.
- Simptomat e frymëmarrjes: rrjedhje kronike në zgavrrën e hundës, kollitje e shpeshtë, dhimbje fyti, ftohje, astma dhe alergji.
- Simptomat e lëkurës: eczema, ndjesi shpimi gjilpërash, skuqje, infeksion me lloje tjera fungale.
- Çrregullime hormonale: menstruacione të parregullta, dhimbje menstruale, sindrom premenstrual, ndryshime në disponim, hipotiroidizmi dhe hipoglikemia.
Nëse simptomet e infeksionit fungal ju paraqiten shpesh, duhet të dini cilët lloj ushqime të shmangni. Rreptësisht shmangni sheqerin: ky infeksion ushqehet me sheqerin, kështuqë shmangni gjatë ushqimit dhe pierjes së çajrave. Kjo do të thotë se duhet të kontrolloni sasinë e sheqerit në të gjithë ushqimet që konsumojmë.
Shmangni gjithashtu: maltozën, fruktozën, niseshte misri, laktozën dhe gjithë produktet e qumështit. Shmangni ushqimet që përmbajnë tharrm: kryesisht do të thotë t’i shmangeni ushqimeve si buka, ëmbëlsira, biskota dhe karbohidrate të papërpunuara, ushqime që përmbajnë uthull, turshi, ushqime të fermentuara, alkool, mish dhe fruta të thara, këpurdha, fistikë dhe kikirikë.
Çfarë duhet të hani?
Konsumoni ushqime të shëndetshme: drithëra su orizi, elbi, perime të freskëta. Është e nevojshme prania e madhe e perimeve jeshile pasi klorofili pastron trupin. Lejohet edhe bukë thekre, kokoshka, tortilje, kos, peshk i freskët, mish dhe vezë të freskëta.
Ndonjëherë, ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur veten kundër këtij infeksioni fungal apo këpurdhave. Si mjete kundër këtij infeksioni mund të ndihmojnë ekstraktet nga farat e agrumeve, hudhra, acidi kaprilik dhe berberin të cilat mund ti gjeni në çdo farmaci. Këto preparate nuk rebsorbohen në gjak kështuqë mund ti merrni edhe gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Preparate multivitamine: vitamina C, vitamina B kompleks, zink, magnez, si dhe acidet yndyrore esenciale stimulojnë kapacitetin mbrojtës të organizmit dhe parandalojnë rishfaqjen e infeksionit fungal./kosovarja.ch/