1.4 C
Priština
More

    Dukja seksi me ndihmën e trukeve të vogla në grim

    spot_imgspot_img

    Ka shumë mënyra për të arritur një dukje seksi. Përveç mbajtjes së mirë dhe vetë-besimit, keni nevojë edhe për një grim që do të bëjë tenin tuaj që të jetë i përsosur, shikimin joshës, buzë të parezistueshme.

    Teni i mrekullueshëm

    Në qoftë se ju nuk keni një ten të pastër, atëherë kujdesuni për të fshehur mirë të gjitha te metat, sepse lëkura e fytyrës së pastër është shumë e rëndësishme për një dukje të mirë. Prandaj është thelbësore që në puçrra, njolla, shenja dhe rrathë të errët rreth syve, së pari përdorni korrektorin.

    Shumica e grave duken më tërheqëse me një lëkurë të rrezitur, e cila mund të arrihet edhe me anë të grimit, por jo me pudër shumë të errët apo me të kuqtë e mollëzave të fortë. Në fytyrë vendosni një shtresë të hollë të pudrës së lëngshme në ngjyrë të lëkurës suaj për të barazuar-drejtuar tenin, ndërsa efekti i rrezitjes do të arrihet më së miri me bronzer.

    Këshillë: Nëse jeni në dyshim në mes të bronzerit, bakër apo rrezeve të arta, dëgjoni këshillën e grimerëve profesionistë, të cilët pretendojnë se femrave që kanë ten të çiltër më shumë ju shkon bakri, ndërsa ato me ten më të errët ju shkojnë tonet e arta të grimit.

    Shikimi maceje

    Sytë maceje me qerpikët të gjata dhe të trasha dhe vetullat në formë të plotë me siguri do të kontribuojnë në pamjen tuaj joshëse dhe shikimit magjepsë që nuk do të lënë askënd indiferent. Sigurohuni që në çantën e grimit të keni një laps të zi të mprehtë, bigudi për qerpik dhe maskara për të arritur efektin që ju dëshironi.

    Me laps të zi vizatoni një vijë përgjatë qerpikëve të qepallave të sipërme, duke filluar nga këndi i brendshëm ku vija do të jetë më e hollë deri tek qoshja e jashtme të syrit ku vija do të bëhet më e trashë. Nëse dëshironi që vija të jetë me ngjyrë më të fortë, atëherë e lageni majën e lapsit. E bëni vijën edhe në pjesën e brendshme të qepallës të poshtme, në mënyrë që të dy linjat në qoshe të jashtme të syrit të bashkohen natyrshëm dhe ashtu të vazhdojnë së bashku disa milimetra për deri te fundi i vetullave.

    Këshillë: Maskara bën mrekulli për qerpikë përderisa është përdorur siç duhet dhe zbatuar me saktësi, pa gunga dhe qime të mbërthyera. Për tu dukur sa më të gjata dhe të trasha, së pari përdorni një bigudi qerpikësh, pritni deri sa sipërfaqja e vendosur rreth syve të thahet mirë për të parandaluar përshkëllimin, dhe pastaj vendosni shtresën e parë me maskara. Sigurohuni që të gjitha qimet janë të mbuluar me maskarë, nga rrënja deri te maja, madje edhe ato që janë më të vogla në qoshet e syve. Pastaj vendoseni shtresën e dytë me maskarë që bën që qerpikët të  duken më të trashë. Në fund, përmes qërpikëve kaloni me krehër për të ndarë qimet e ngjitura dhe për të hequr gungat.

    Buzët e parezistueshme

    Nëse ju natyrshëm nuk keni buzë të plota si Angelina Jolie, e cila ka qenë me vite e përzgjedhur si gruaja më seksi të botës, ikni operacioneve kirurgjike dhe injeksioneve të silikonit. Ka mënyra shumë më të lira dhe më praktike që të arrini efektet e dëshiruara me ndihmën e grimit.

    Buzët e thata dhe të plasaritura nuk janë tërheqëse, për këtë arsye para se ti lyeni me buzëkuq lyjeni me balsam ushqyes për buzë. Së pari, prisni përderisa të thahen, dhe pastaj me kujdes kufizoni  rrethin e buzëve me laps më të përafërt me ngjyrën e buzëve tuaja. Nëse vija nuk është e saktë, mos mendoni që askush nuk do të vërej. Me kujdes fshini atë dhe filloni përsëri. Kur përfundoni, ngjyrosni buzët me buzëkuq me ngjyrë të njejtë, gjithsesi jo shumë të ndritshëm apo të errët. Pastaj vendosni edhe shkëlqyesin për buzë. Kur zgjidhni shkëlqyesin e buzëve gjithashtu duhet të jetë sa më natyral, edhe pse shkëlqimi pa ngjyrë duket i përkryer. Mos harroni që shkëlqimi për buzë nuk është i rezistueshëm, kështu që duhet ta mbani me vete dhe kohë pas  kohe të shtoni në buzë.

    Këshillë: Truku i cili i bën buzët edhe më të fryera është shumë i thjeshtë. Në qendër të buzës së poshtme duhet të vendosni të bardhë apo krem të hijes së syve dhe i fërkoni buzët që mos të jenë shumë të dukshme, por të fryhen pak. /gruaja-sot.net/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...