0.4 C
Priština
More

    Si të kurojmë Candidën vaginale?

    spot_imgspot_img

    Infeksioni mykotik (i njohur edhe si Candida) është një infeksion fungal i shkaktuar nga një rritje e jashtëzakonshme e kërpudhave beninje.  Candida kur është e pranishme në sasi të moderuar është e dobishme. Vështirësia lind në rastin e njerëzve me imunitet të dobët, ku rritja e Candidës  është anormale.

    Prekin 75% te grave. Simptomat e Candidës përfshijnë inflamacion dhe kruarje ne zonën e prekur (në përgjithësi vaginë), shkarkimin e sekrecioneve të bardha dhe dhimbje gjatë urinimit apo gjatë marrëdhënieve seksuale.

    Shtojca natyrore që largojnë mykun Candida

    Propolisi – ka veti të forta anti-fungale, anti-bakteriale dhe anti-virale, që mund të përdoret nga jashtë dhe brenda, me sukses të madh kundër të gjitha llojeve të viruseve, baktereve, kërpudhave dhe mikrobeve, që janë shumë rezistente.

    Uthulla e mollës së egër – është në mesin e shëruesve efektiv për infeksionin mykotik Candida, duke përzier uthull molle me ujë (1:5). Kur zbatohet në nivel lokal mbi zonen e infektuar jep lehtësim nga infeksioni.

    Aloe Vera Gel – një lëng i butë që është anti-fungal, anti-viral, anti-bakterial dhe anti-inflamator. Ul nivelet e pH (candida lulëzon në mjedis acid) dhe ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut (mos harroni, zorra e trashë mbledh mbeturina toksike). Aloe Vera gel është një detoksifikues i madh, sidomos për mëlçinë (organi që largon candidën nga gjaku).

    Hudhër – është shërimi natyror kryesor për infeksionet mykotike. Hudhra mund të aplikohet direkt në zonën e infektuar.
    Shënim paraprak: Hudhra është një antikoagulant dhe në qoftë se vuani nga disa sëmundje të tjera, ku mjekët ju kanë këshilluar të mos konsumoni antikoagulant, atëherë përdorni mënyrat e tjera.

    Kosi – përmban një bakter Lactobacillus acidophilus, i cili ka veti jetike antifungale, dhe pengon rritjen e mykut Candida albicans. Kosi duhet të aplikohet dy herë në ditë mbi zonën e infektuar. Më pas, shpëlahet, pasi e keni lënë të thahet për rreth 15 minuta.

    Sodë Buke – Disa ekspertë kanë zbuluar se përdorimi i sodës së bukës zvogëlon gjasat e të paturit e një infeksioni mykotik. Në fakt, soda e bukës brenda trupit të njeriut ndryshon aciditetin e përgjithshëm dhe ekuilibron alkalinitetin, ose nivelin e pH, duke e bërë atë një mjedis më të shkretë për rritjen e kërpudhave. Ky produkt familjar është zakonisht një trajtim i dobishëm për të luftuar Candidën./kosovarja.ch/

    Nga: Anila Mirdita – Bio Natyral

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...