0.4 C
Priština
More

    Frutat dhe perimet e nevojshme për muajin nëntor

    spot_imgspot_img

    Çdo mjek dietolog apo nutricionist do t’ju këshillojë për të konsumuar fruta të freskëta si dhe perime, pasi këto janë ushqimi më i shëndetshëm, më i shijshëm dhe më i lirë për nga çmimi. Në këtë mënyrë, ne gëzojmë shëndet të plotë, kënaqemi me shijen e tyre si dhe kursejmë të holla. Po ju sjellim një listë të frutave që keni nevojë për t’i ngrënë gjatë muajit nëntor.

    Mollë

    Sezoni i mollave tani është në kulmin e saj. Mollat janë më të shijshmet dhe më të shëndetshmet. Përmbajnë shumë pak yndyrë, kolesterol dhe natrium. Është burim i mirë i vitaminës C dhe një burim i shkëlqyer i fibrave dietale. Përveç në ëmbëlsira, mollat janë të shkëlqyera edhe si shtojcë gjatë përgatitjes së supave, ku njëra ndër to është supa kremoze me kungull dhe mollë.

    Portokall

    Përmbajnë shumë pak yndyrë, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë i tiaminës, acidit folik dhe kaliumit, si dhe burim i shkëlqyer i fibrave dietale dhe vitaminës C. Portokalli është i përkryer për forcimin e sistemit imunitar. Kombinohet shumë mirë gjatë përgatitjes së pulës, kështuqë përgatitni një pulë të shijshme me salcë portokalli.

    Dardhë

    Sezoni i dardhës poashtu është në kulmin e saj, kështuqë ky frut duhet të konsumohet patjetër gjatë këtij muaji. Përmban sasi të ulët të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Është burim i mirë i vitaminës C si dhe burim i shkëlqyer i fibrave dietale. Që t’i kënaqeni shijes së dardhës në mënyrë pak më të ndryshme, ne ju sugjerojmë përgatitjen e muffins-ave të shijshëm me dardha dhe xhenxhefil.

    Limon

    Limoni më së shumti shquhet si fruti për të bërë limonadë. Përmban sasi shumë të ulët të yndyrës, kolesterolit dhe natriumit. Një burim shumë i mirë i acidit folik dhe kaliumit si dhe burim i shkëlqyer i vitaminës C. Limoni mund të përdoret për përgatitjen e shumëllojshme të ushqimeve të ndryshme./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...