-0.8 C
Priština
More

    A është normale që fëmijët të xhelozojë?

    spot_imgspot_img

    Definitivisht po. Foshnjat pka më të rritura dhe të vegjëlit shpesh kanë tencencë të xhelozojnë kur nënat e tyre mbajnë një tjetër foshnje, thekson pediatrja Tanya Remer Altman. Zakonisht kjo ndodhë mes moshës 9 dhe 15 muaj.

    Fëmija duhet të ketë tërë vëmendjen tuaj. Nëse dikush papritur ndan këtë afërsi me ju, fëmija thjeshtë do të thotë: “Hej kjo është nëna ime”!

    Ana pozitive e xhelozisë së fëmijës suaj është se ai/ajo me të vërtetë ju njeh se kush jeni dhe çfarë roli keni në të, dhe për këtë dëshiron tërë përkushtimin tuaj. Ju jeni të lidhura. Nëse ende nuk jeni ballafaquar me ndjenjën e xhelozisë dhe ankthit kur ju argoheni nga shtëpia, atëherë së shpejti do ta përjetoni.

    Nëse ju shkoni për vizitë diku me fëmijën tuaj dhe papritur e merrni në krah një tjetër foshnje, atëherë do të vëreni se fëmija do të irritohet pamasë dhe do të fillojë të zvarret nga ju për të kërkuar vëmendje, thotë Altman.

    Në këtë moshë, fëmija është shumë i vogël për të kuptuar konceptin e ndarjes së nënës me dikë tjetër. Në raste të tilla, lëshoni foshnjen që e keni kapur, afrojeni fëmijën tuaj dhe përkëdheleni së bashku me fëmijën tuaj foshnjen. Pasi të mashtrohet fëmija duke lozur me lodra nëpër dhomë, ju mund ta duani sërish foshnjen e mikes.

    Kur fëmija juaj është më i madh, është shumë e rëndësishme që ta mësoni të pranojë përkushtimin dhe vëmendjen tuaj kundrejt fëmijëve tjerë. Një mënyrë për ta bërë këtë është të përfshini fëmijën tuaj në bashkëpunim, sqaron Altman. Pyesni fëmijën “A ta mbajmë këtë foshnje së bashku”?, ose thuani “Unë dua ta mbaj pak këtë foshnje, do të më ndihmosh”? fëmija juaj mund të mbajë batanijen apo këmbët e foshnjes, në këtë mënyrë edhe ai asiston në përkushtim.

    “Nëse ju e përfshini edhe fëmijën tuaj të merr pjesë, ai do të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë në bashkëpunim”, thekson Altman. Dhe asesi mos harroni ta lavdëroni që ka bërë një punë të mrekullueshme duke ju ndihmuar juve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...