-5.4 C
Priština
More

    Ndëshkimi fizik dëmton ashpër fëmijët

    spot_imgspot_img

    Hulumtimet kanë gjetur efekte negative që në fëmijëri dhe më gjerë…

    Si një prind për herë të parë, u befasova tërësisht një ditë gjatë një shetitje në një qendër tregtare kur djali im filloi të lazdrohej duke hedhur rrobat poshtë e lartë në raftet e dyqanit. Duhej ta kisha ditur prej më parë që mos ta merrja në dyqan. Në atë kohë, kam qenë me fat që kam lexuar disa nga hulumtimet mbi dënimin fizik dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme të ndajë këtë dëshmi në lidhje me ndikimin e ndëshkimit fizik të fëmijëve.

    Sipas një studimi në Univerzitetin e Teksasit, analiza rreth të rrahurit të fëmijëve ka përfshirë më shumë se 160.000 fëmijë. Kjo është analizë e plotë që tregon efektet anësore që mund të paraqiten tek fëmijët.

    Për fillestarët, ndëshkimi nënkupton të rrahurit me duar prapa shpinës apo në prapanicë, me qëllim të marrjes së disiplinës fizike si ndëshkim. Por, kjo ka rezultuar të jetë një mënyrë e keqë për të përmirësuar sjelljen e fëmijëve pasi kjo shkakton efekte anësore dhe llogaritet si një abuzim i rëndë.

    Për më tepër, të rrahurit ka zbuluar se prish dhe dëmton raportin e prindit me fëmijën e tij duke shpier deri në sjellje anti-sociale, depresion, rritja e sjelljeve agresive, vetëbesim i dobët në mesin e fëmijëve tjerë.

    Pyetja se a duhet të përdoret ndëshkimi fizik i fëmijëve ka qenë gjatë kohë në mendjen e prindërve dhe edukatorëve për dekada me rradhë, por ky hulumtim tregon pasojat e qarta negative të rrahjes.

    Kur prindërit përdorin disiplinën fizike me fëmijët e tyre, ata paraqesin modelin e agresionit si një mjet për të kontrolluar sjelljen e të tjerëve, thekson Jane Powers, studiuse e specializuar në ndikimin mbi dhunën tek të rinjtë. Si pasojë e kësaj, fëmijët mësojnë të përdorin dhunën për të arritur atë që dëshirojnë në jetë. Megjithëse ndëshkimi fizik ndërlidhet me shkallë të lartë të agresionit, sërish një numër i madh i prindërve miratojnë dhe përdorin këtë mënyrë të ndëshkimit fizik për të disiplinuar fëmiëjt e tyre.

    Në familjen tonë, unë dhe burri im jemi pajtuar që të rrahurit nuk është një formë e mirë e disiplinës që ne duam ta përdorim. Në rastet kur nivelet e frustrimit rriten, ka mekanizma tjerë që na ndihmojmë ta tejkalojmë krizën. Mund të marrim frymë thellë apo ta qortojmë fëmijën në dhomë tjetër, por asesi duke e rrahur, kjo shkakton pasoja dhe trauma afatgjate./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...