-2.4 C
Priština
More

    A është e sigurtë lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë?

    spot_imgspot_img

    Sipas Organizatës së Specialistëve të Informacionit Teratologjik (OTIS) i cili mbledh dhe ofron informacione mbi rreziqet potenciale riprodhuese:

    • Studimet në kafshët me barrë, gjatë ekspozimit ndaj ngjyrës së flokëve nuk tregojnë shenjë alarmuese.
    • Nuk ka raportime se ngkyrosja e flokëve shkakton ndryshime në shtatzëninë tek gratë, pavarsisht faktit se shumica e femrave i ngjyrosin ato gjatë periudhës së shtatzënisë.
    • Shumë pak kemikale të ngjyrës së flokëve në të vërtetë absorbohen në sistemin tuaj.

    Megjithatë, ngjyrat e flokëve janë substanca kimike (madje, edhe disa lloje ngjyrash natyrore përmbajnë kemikate sintetike). Hulumtuesit vazhdojnë të hetojnë nëse ndonjë prej këtyre substancave mund të jetë e dëmshme për zhvillimin e një foshnjeje.

    Nëse vendosni të ngjyrosni flokët, përderisa jeni shtatzënë, ja disa prej masave paraprake që duhet t’i merrni:

    • Prisni që të ngjyrosni flokët deri në tremujorin e dytë, pas fazave kritike të zhvillimit të plotë të organeve të foshnjes.
    • Në vend që të aplikoni lyerjen e plotë të flokëve me ngjyrë, merrni në konsideratë procese më të lehta si gjysmë lyerje vetëm tek majat, apo ndonjë hijëzim në mënyë që kimikatet të kenë më pak kontakt me kokën tuaj. (çfarëdo agjenti për ngjyrosje të flokëve absorbohet në sistemin tuaj përmes lëkurës e jo përmes lyerjes sipërfaqësore).
    • Nëse vendosni të ngjyrosni flokët, vendosni dorëza dhe lyeni në një hapësirë që është e ajrosur mirë, që të minimizoni ekspozimin tuaj ndaj kimikateve gjatë procesit të ngjyrosjes.
    • Mos e leni ngjyrën të ju qëndrojë më shumë kohë se sa është e nevojshme, dhe sigurohuni që ta lani mirë kokën tërësisht pas përfundimit të procesit të lyerjes./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...