-3.8 C
Priština
More

    Ju duhen vetëm 10 minuta për ta ndalur fëmijën tuaj që të ankohet dhe ulërijë

    spot_imgspot_img

    Kur ulërima e fëmijës suaj ju çmend fare…

    “Kur vajza ime fillon të ankohet, unë e mbajë atë. Ndonjëherë më duhen 10 minuta kohë, por, më pas ajo më bën me dije se është qetësuar dhe largohet. Duket se kjo gjë e mban të shkel me këmbë në tokë, edhe mua poashtu më qetëson kjo metodë.” – Kelly

    Kelly e shpjegon shumë qartë se si ka arritur të qetësojë vajzën e saj duke e mbajtur në krah përderisa ankohet dhe rënkon. Pas kësaj, ajo rikthehet në gjendje të mëparshme të balancuar dhe të mirëqënies, duke mos u ankuar më.

    Ankesat dhe rënkimet e fëmijëve mund të çmendin secilin prind. Është e pamundur t’i qetësojmë ata përveç nëse nuk bërtasim apo përdorim ton më të lartë. Por, fëmijët nuk janë të rritur, ankesa dhe rënkimi i tyre është një lutje për ndihmë. Për më tepër, fëmijët rënkojnë apo ankohen kur janë të tronditur. Ata kanë nevojë të marrin dashurinë tonë, qetësinë dhe butësinë, në mënyrë që të qetësohen.

    10 minuta mund të duken humbje e madhe e kohës nëse jemi duke nxituar për diçka, por nëqoftëse e aplikoni këtë teknikë për të shëruar rrënjët e ankesave dhe rënkimit të fëmijëve tuaj, do të arrini paqe për të dy palët.

    Përveç kësaj, ju do të shihni ndryshimin në disponimin e fëmijës, nivelin e bashkëpunimit dhe raportin e krijuar mes njëri-tjetrit.

    Ja 10 përfitimet që i keni nga këto 10 minuta kohë për ta qetësuar fëmijën tuaj:

    1. Ju e ndihmoni fëmijën tuaj të rivendosë ndjenjën e ekuilibrit të brendshëm në këtë momënt duke mos pasur më nevojë të ankohet.
    2. Ju e ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë ekuilibrin për të ardhmen, kur ju nuk jeni i pranishëm për ta ndihmuar.
    3. Ju e mësoni fëmijën se mund të krijoni lidhje të fortë me njëri-tjetrin kur jeni të pranishëm.
    4. Ju e plotësoni fëmijën tuaj duke e mbushur me energji pozitive përgjatë tërë ditës.
    5. Ju e ndihmoni fëmijën të qajë, nëse ka nevojë ta bëjë këtë. Kjo është një gjë e mirë. Pas qarjes, fëmija do të ndihet më mirë dhe i çliruar në njëfarë mënyre, kështuqë do të mund ta vazhdoni ditën të relaksuar!
    6. Ju e ndihmoni fëmijën të zbrazë emocionet negative, në mënyrë që të bëhet më pak i shqetësuar, më fleksibil dhe më i lumtur.
    7. Ju e forconi marrëdhënien me fëmijën tuaj. Kjo është ajo që rikthen gëzimin për mënyrën e prindërimit.
    8. Ju e ndihmoni fëmijën duke pohuar se jeni në anën e tij/saj, gjë që kështu ka më shumë gjasa që fëmija të bashkëpunojë me ju, të ketë besim në ju dhe të ju tregojë të vërtetën.
    9. Ju e forconi ndjeshmërin për fëmijën tuaj (empatinë), gj që ju ndihmon të rrisni një fëmijë emocionalisht inteligjent.
    10. Ju e qetësoni edhe veten tuaj kështu. Merreni si një lloj meditimi të obligueshëm.

    Tani, këto ishin 10 minutat kohë për t’i dalë në ndihmë fëmijës suaj, por në fakt, kësisoj ju e ndihmoni edhe veten duke krijuar një raport të mrekullueshëm me fëmijën tuaj!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...