3.4 C
Priština
More

    Gjërat e panevojshme për foshnjen: Për këto produkte kurrë nuk do të keni nevojë!

    spot_imgspot_img

    Mos shpenzoni të holla për gjëra të panevojshme që nuk do ti përdorni, të cilët kushtojnë një pasuri e tërë…

    Gjërat për foshnjat janë aq shumë të këndshme saqë vazhdimisht detyrohemi të blejmë, gjë që industritë e tilla gjithnjë e më shumë lulëzojnë me produkte të ndryshme.

    Në vazhdim po ju paraqesim listën e produkteve apo gjërave të panevojshme për të cilat nuk duhet të shpenzoni aspak të holla:

    Këpucë për të porsalindurit

    Për sa kohë që foshnja nuk fillon të ecë, këpucët janë vetëm harxhim i të hollave. Ne e dimë që janë të parrezistueshëm dhe shumë të këndshëm, por më mirë kurseni të hollat për ti blerë më vonë këpucë me cilësi të lartë si dhe të qëndrueshme, por deri atëherë gëzojuni çorapeve.

    Video monitorues

    “Baby Phone” -et klasike janë të mjaftueshme sa për të dëgjuar foshnjen apo për ta pasur nën kontroll në ndonjë dhomë tjetër. Sigurisht që i keni 100 angazhime përderisa foshnja jjuaj fle, andaj edhe nuk keni kohë ta monitoroni me video rregullisht.

    Sete të çarçafëve dhe mbulesave

    Këto lloj produkte për foshnje janë pothuajse shpesh dy herë më të shtrenjta se ato për të rriturit. Që të mund ti ndërroni më shpesh nëse foshnja juaj urinon gjatë natës apo njolla tjetër, mos investoni në të tilla produkte të shtrenjta, që të mund ti ndërroni më shpesh dhe ju sugjerojmë të praktikoni blerjen e mbulesave njëngjyrëshe që t’ia lehtësoni vetes heqjen e njollave.

    Detergjentë për foshnje

    Këto lloj produktesh shpesh herë janë me çmime shumë më të larta se detergjentët e zakonshëm, ndërsa janë krejtsisht të panevojshëm. Pa marrë parasysh sa të butë janë, sërish nuk duhet të vijnë në kontakt me lëkurën delikate të foshnjes. Përdorni detergjent klasik për larjen e rrobave të foshnjes.

    Tabelë për ndërrimin e foshnjes

    Edhepse duken shume praktike dhe mund ta zbukurojnë dhomën e fëmijës suaj, por kur të bëni krahasimin se sa të shtrenjta janë dhe shfrytëzohen për një periudhë të shkurtë deri sa foshnja të mbajë pelena, nuk ia vlen një gjë e tillë. Në vend të kësaj, ju sugjerojmë të bleni një komodinë, lartësia e së cilës ju përshtatet për ta ndërruar foshnjen por edhe mund të shfrytëzoni fjokat për mbajtjen e rrobave dhe gjërave të foshnjes.

    Ngrohës i shisheve (biberonit)

    Nëse keni një bokall elektrik, në fakt keni edhe ngrohës për shishet. Edhe në qoftë se nuk e keni, krahasoni çmimet dhe do ta kuptoni se për çfarë ia vlen të paguhet./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...