5.5 C
Priština
More

    Paralajmërim i ekspertëve: Nëse nuk lindni deri në 30 vjet, rrezikoni të mbeteni pa fëmijë

    spot_imgspot_img

    Geeta Nargund, njëra nga ekspertët kryesorë të Britanisë në trajtimin e infertilitetit ka publikuar një paralajmërim për gratë: Nëse nuk lindni deri në 30 vjet, rrezikoni të mbeteni pa fëmijë

    Në letrën e „paralajmërimit“ që i ka dërguar sekretares britanike të shtetit për arsim Nicky Morgan, Geeta Nargund ka porositë që të rinjtë duhet të mësojnë për rreziqet e vonimit të qenit prind, gjë që çon në kosto të mëdha për procedurat e inseminimit artificial.

    Profesoresha Nargund ka përshkruar agoninë që shumë gra janë duke e përjetuar për shkak të pamundësisë që të kenë fëmijë, si arsye kryesore që leksionet mbi fertilitetin të futen në arsim.

    „Shumë herë kam parë tronditjen dhe agoninë në fytyrat e grave që e kuptojnë se janë vonë për formimin e familjes. Shumica e tyre habiten kur e kuptojnë këtë, dhe i kaplon keqardhje e madhe“.

    Zakonisht gjëja e parë që thonë „Pse askush nuk më ka paralajmëruar?

    Informimi është më i rëndësishmi, pa të njerëzit nuk mund të kenë kontroll mbi jetën e tyre, e kjo mund të arrihet vetëm përmes arsimimit“, thotë ajo. Pas viteve të tridhjeta fertiliteti i grave bie në mënyrë drastike, kështu që është e rëndësishme që gruaja që dëshiron të ketë fëmijë, të fillojë të punojë mbi amësinë e saj më herët.

    Zbulimi me kohë i problemeve

    „Shumë gra mendojnë se munden ‘vetëm ashtu’ ta shtyjnë amësinë, ti nënshtrohen mbarësimit artificial dhe kështu ta zgjidhin çështjen“, thotë 53-vjeçarja Lesley Pyne, e cila kaloi nëpër të njëjtën agoni duke u përpjekur pa sukses që të ketë fëmijë, pas 35 vjet kur vendosi se ishte koha për të mbetur shtatzënë. Bëri gjashtë përpjekje të mbarësimit artificial, dhe më në fund hoqi dorë. „Po ta kisha ditur, do të filloja më herët të mendoja për këtë“, thotë ajo. Tani është e përkushtuar për të ndihmuar gratë tjera që janë duke luftuar me infertilitetin. „Kur gratë e vërejnë me kohë se kanë probleme, mjekët kanë kohë për të zbuluar shkaqet dhe të bëjnë diçka para se të jetë tepër vonë“, shpjegon ajo.

    Që të mbeten me barrë, shumë gra kanë nevojë për terapi hormonale ose kirurgji si dhe përpjekje të shumta të mbarësimit artificial. Kur problemi vërehet në 35 vjet, mjekët janë në terren të pasigurt, thotë profesor Allan Pacey, president i Shoqatës Britanike për problemet e pjellorisë. Ai mendon se fëmijët qysh në shkollë fillore duhet të mësojnë për këtë problem.

    Sa më të moshuara gratë, aq më të ndërlikuara dhe më të shtrenjta janë procedurat, dhe me të njëjtin buxhet mund të arrijmë më pak shtatzëni, shton profesoresha Nargund. Mesatarisht, në katër mbarësime artificiale vjen një lindje e suksesshme e fëmijës, kurse për gratë më të vjetra – vetëm çdo procedurë e tetë është e suksesshme. Cilësia dhe sasia e vezëve janë problemi kryesorë në moshën e shtyer, si dhe furnizimi i keq i gjakut në organet riprodhuese. Gjithashtu, shumë gra nuk janë të vetëdijshme se në ç’masë pirja e duhanit, alkooli, droga apo pesha e tepërt zvogëlojnë shanset e shtatzënisë.

    „Kur është fjala për pjellori, edhe gratë e arsimuara janë mjaft të paarsimuara,“ përfundon ajo../kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...