Dieta me limon është e thjeshtë dhe me kosto të përballueshme për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe njëkohësisht i kthen trupit entuziazmin e nevojshëm.
Mbijetesa në garën e jetës shpesh na lë pak kohë për t’u shqetësuar në lidhje me shëndetin tonë. Zakonet jo të mira të ushqimit, puna deri vonë natën dhe argëtimet e mbrëmjes në të cilat çlodhemi nga një javë e lodhshme pune lënë gjurmë në lëkurë, por edhe në peshë. Përveç kësaj, shpesh harrojmë rëndësinë e detoksifikimit të organizmit.
Në botë ende e njohur si „Master Cleanse Diet „, dieta me limon është e thjeshtë dhe me kosto të përballueshme për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe njëkohësisht i kthen trupit entuziazmin e nevojshëm.
Përbërësit për pijen magjike: 2 lugë lëng limoni të freskët të shtrydhur, 2 lugë shurup panje ose mjaltë, 1/10 lugë çaji ‘cayenne’ spec djegës, 1/2 filxhani ujë
Mëngjesi: Një tas me drithëra pa sheqer, 1 filxhan ujë me limon
Dreka: Supë shtëpie dhe një pjatë mish pule të zier, 1 filxhan ujë me limon
Pas dreke: Një tas frutash, 1 filxhan ujë me limon
Darka: Një pjatë mish pule të pjekur në skarë ose peshk, 1 filxhan ujë me limon
Përparësitë e dietës
Lëngu i limonit është një burim i pasur i acidit limonik (citrik) që ndihmon forcimin e sistemit imunitar. Sheqernat natyrorë që gjenden në këtë pije rrisin nivelint e energjisë, ndërsa speci djegës ndikon si ngacmues i metabolizmit, që rezulton me humbje të shpejtë peshe. Tashmë pas një jave ndjeheni më mirë, kurse trupi juaj do të jetë i liruar nga toksinat, dhe me këtë të gatshëm për të luftuar sëmundjet që paraqiten në muajt e ftohtë.
Çdo dietë paraqet një sfidë për trupin, por gjithashtu vë para jush testin e rrezistencës. Le të ju ndihmojnë faktet e mëparshme për të tejkaluar urinë, dhimbjet e mundshme të kokës për shkak të pastrimit të trupit dhe në një periudhë të shkurtër thithni organizmit tuaj një jetë të re.
Efektet e mundshme anësore
Konsumi i sasive të tepërta të ujit me limon mund edhe të dëmtojë. Për shkak të kontaktit të shpeshtë të dhëmbëve me acidin limonik mund të shkaktojë erozionin e tyre dhe mbindjeshmëri ndaj temperaturës së lartë apo asaj të ulët. Më tej, kjo pije mund të shkaktojë urth. Gjithashtu, acidi limonik është i njohur për vetitë e tij diuretike, që do të thotë se shpesh shkoni në banjë dhe duhet kompensuar humbjen e lëngjeve me ujë të thjeshtë./kosovarja.ch/