6.7 C
Priština
More

    Mosha ngelja shtatzënë fillon të bëhet më e vështirë

    spot_imgspot_img

    Femrat beqare tejkalojnë numrin e grave të martuara në SHBA. Por ato femra që duan të kenë fëmijë në një moment të caktuar në jetën e tyre, ka sugjerime se kufizimi i gjatë në moshë për shtatzëni mund të ekzagjerohet.

    Ngrirja e vezëve (proces shumë i kushtueshëm) dhe fertilizimi in vitro (poashtu shumë i kushtueshëm) kanë zgjeruar mundësitë për gratë që dëshirojnë fëmijë në të ardhmen. Por, shumica akoma përjetojnë panikë për fëmijë, frikë nga humbja e amësisë për shkak të rënies së fertilitetit me moshë.

    Gratë ende përballen me presion social për të pasur fëmijë, si dhe kufizim kohor për shkak të natyrës biologjike, gjë që asnjëra nga këto nuk ndikon në të njejtën shkallë tek meshkujt.

    Fertiliteti bie tek meshkujt shumë më vonë se sa tek femrat.

    Sipas Shoqërisë Amerikane të mjekësisë riprodhuese (ASRM):

    “Ndoshta jo aq sa jan të dukshme ndryshimet tek femrat, por edhe te meshkujt ndryshimet në pjellori dhe funksionim seksual ndodhin me kalimin e moshës. Pavarsisht këtyre ndryshimeve, nuk ka moshë strikte ku mashkulli nuk mund të ketë më funksion riprodhues, siç evidentohen shumë raste ku burra të moshës 60-70 vjeçare mund të konceptojnë me partnere më të reja.”

    Për femrat, kjo është një histori tjetër.

    ASRM raportoi:

    “Fertiliteti gradualisht është në rënie në të tridhjetat, sidomos pas moshës 35 vjeçare (për femrat). Pas çdo tentative për të provuar, një grua pjellore dhe e shëndetshme në moshë tridhjetë vjeçare ka një shans prej vetëm 20% për të mbetur shtatzënë”.

    Por rënia e fertilitetit në moshë 30 vjeçare të një gruaje mund të jetë paksa e ekzagjeruar.

    Atlantic në vitin 2013 ka marrë në pyetje supozimet që kan mbushur ankthin rreth fertilitetit të grave sipas moshës:

    Statistikat tregojnë se  1 në 3 gra të moshës 35-39 vjeçare mund të ngelet shtatzën brenda një viti përpjekje. Sipas një studimi më 2004 i publikuar në obstetrikë dhe gjinekologji kanë gjetur se 82% e grave të moshës 35-39 vjeçare janë konceptuar brenda një viti, krahasuar me 86% të femrave të moshës 27 deri 34 vjeçare (duke përfshirë marrëdhëniet seksuale një herë në javë). Pjelloria e grave të moshës 20 vjeçe me ato të moshës më shumë se 30 vjeçe ishte pothuajse identike. Sipas të dhënave të Atlantic, nuk shihet se ka shumë rënie të konceptimit deri në moshën dyzet vjeçare./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...