4.4 C
Priština
More

    Zgjidhni me kujdes në farmaci: Më shumë para harxhojmë në vitamina, tableta për fyt dhe xhel kundër dhimbjeve …

    spot_imgspot_img

    Edhe në farmaci bleni me mençuri dhe mos lejoni që t’ju mashtrojnë. Këto janë produktet për të cilët ne hedhim paratë. Kur ne sëmuremi apo diçka na dhemb menjëherë drejtohemi në farmaci dhe kërkojmë barna pa pyetur për çmim. Mos hedhni para, bleni këto produkte me mençuri:

    Barnat kundër urthit (thartirë në stomak)

    Urthi është vjellje e thartirës së stomakut nga stomaku në ezofag, kurse shumë kompani farmaceutike ofrojnë barna për të lehtësuar apo eliminuar plotësisht simptomat. Daily Mail shkruan se disa prej tyre garantojnë se do të ndiheni më mirë pas vetëm dy minutave. Por e vërteta është se nuk është e domosdoshme të bleni produktin më të shtrenjtë, por duhet ta gjeni atë që ju ndihmon, pa marrë parasysh koston. Pra, në këtë rast, më e shtrenjtë nuk do të thotë domosdoshmërisht më e mirë për problemin tuaj.

    Tabletat për fyt

    Ky është një produkt që në fakt nuk ka një ndikim të madh në shërimin e fytit të sëmurë. Tabletat në fakt kanë efekt të butë antiseptik, por në shumicën e rasteve janë thjeshtë karamele dhe me to nuk do të shëroni dhimbjet e fytit. Unë mund të ju ndihmoj vetëm nëse keni ndjenjë thatësie në gojë. Nëse megjithatë dëshironi të bleni diçka, rekomandohet sprej për fyt dhe konsiderohet se është më i dobishëm se sa tabletat, sepse ka një dozë më të lartë antiseptike.

    Xhele kundër dhimbjeve

    Për dhimbje të shpindës zakonisht rekomandohen xhele që nuk përmbajnë steroide, apo kanë ndikim anti-inflamatorë për shkak të përbërësve si Brufen apo Diklofen. Varianti më i favorshëm janë xhelet që ftohin apo ngrohin vendin e dhimbjeve dhe kanë pothuajse të njëjtin efekt si xhelet e lartpërmendura. Me ngrohje ose ftohje ata stimulojnë zonën problematike dhe i bllokojnë dhimbjet. Zgjedhja e mirë e xheleve më së shumti varet nga problemi që keni. Për veprim më të shpejtë, zgjidhni xhelet që ftohin apo ngrohin. Por nëse keni lëndim siç është bërryl tenisi, ju nevojiten xhele të cilët përmbajnë përbërës anti-inflamatorë.

    Kremat për rrezitje

    Çdo vit gjatë tërë verës dëgjojmë dhe shiqojmë reklama që garantojnë se kremat për rrezitje ndihmojnë për ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe për parandalimin e shfaqjes së melanomës. Për këtë kremat janë zakonisht shumë të shtrenjta, veçanërisht nëse kanë faktor të lartë mbrojtës. Dermatologe Tabi Leslie, thekson se për produktet e kushtueshme dhe me faktor të lartë mbrojtës është shumë më me rëndësi të aplikohet krema pas çdo larje dhe para çdo dalje nga shtëpia. Në rastin e kremave të lira vetëm sigurohuni që të kanë UVB dhe UVA mbrojtje dhe minimum faktor 15.

    Testi i shtatzënisë

    A bleni ‘provë (test)’ më të lirë apo më të shtrenjtë, nuk ka rëndësi – secila punon në të njëjtin princip. Testet për shtatzëni masin nivelin e hormonit HCG në urinë, dhe nëse është i lartë, jeni shtatzënë. Madje egzistojnë teste që lexojnë se sa javë jeni shtatzënë, por ata janë sigurisht më të shtrenjtë.

    Vitaminat

    Vitaminat dhe shtojcat tjera mund të kenë çmime marramendëse të larta.

    „Nuk ka dëshmi të forta se multivitaminat më të shtrenjta janë më superiorë,“ thotë George Levitt, profesor i kërkimeve shëndetësore. Ai këshillon se gjatë përzgjedhjes ta lexoni mirë përshkrimin e të gjitha vitaminave dhe vendin e prodhimit. Me rëndësi është që prodhuesi të jetë i kontrolluar si dhe nga Bashkimi Evropian, sepse atëherë përmbushë standardet e caktuara./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...