3.7 C
Priština
More

    Si t’i mbroni fëmijët nga rrëmbyesit

    spot_imgspot_img

    Dashuria ndaj fëmijëve nënkupton edhe kujdes të vazhdueshëm, si dhe nevojën për t’i mbrojtur nga rreziqet e ndryshme që i kanosen.

    Realitet i sotëm janë edhe rreziqet e mundshme që e rrethojnë fëmijën tuaj, qoftë në rrugë për në shkollë, në oborr apo në park. Clint Van Zandt, një ish-agjent i FBI, propozon 10 strategji për ju dhe fëmijën tuaj, si të shmangni rrezikun, por edhe si të silleni kur ndodhin situata të padëshiruara.

    10 këshilla për fëmijët

    1. Mos hyn në makinën e dikujt nëse personalisht prindi nuk të ka thënë. Gjithashtu, qëndro larg nga njerëzit që të ndjekin me makinë ose në këmbë.
    2. Mos i beso personave të rritur që kërkojnë ndihmën tuaj, për shembull, kërkojnë një qen të humbur ose një rrugë.
    3. Largohu shpejtë nga personi i cili të detyron të shkoni me të. Bërtit lirisht: “Ky person nuk është babai im (ose nëna)”.
    4. Mos shko diku vetëm. Nëse dëshiron të dalësh nga oborri apo fusha e lojës, patjetër pyeti prindërit tuaj për leje, veçanërisht nëse shkon te dikush.
    5. Asnjëherë mos bën ‘autostop’! Nëse prindërit nuk të lejojnë, mos hyp në makinë me njerëz të panjohur.
    6. Të rriturit nuk duhet të të tregojnë sekretet e tyre. Nëse kjo ndodh, tregoni prindërve ose mësuesit. Gjithashtu, mos lejo askënd të të fotografojë.
    7. Askush nuk duhet të të prek trupin në zonat që mbulon kostumi i banjos, por as ti të prekësh të tjerët. Trupi yt është diçka e veçantë dhe intime.
    8. Ke të drejtë t’i thuash JO të rriturve, madje edhe familjarëve dhe miqve, nëse tentojnë të të detyrojnë të bësh diçka kundër vullnetit tënd.
    9. Diskuto me prindërit se në çfarë mënyre do të propozojnë se është e sigurt që të shkosh me dikë.
    10. Praktiko britmë të veçantë, e cila ishte me zë të lartë dhe e gjatë. Kështu, i bën me dije personit i cili po përpiqet të të lëndojë se “E di çka po tenton të bësh! Nuk jam një pre e lehtë”!, kurse personat në afërsi se jeni në rrezik. Kur bërtet, merr frymë thellë, kështu merr oksigjen dhe më shumë guxim dhe forcë për të lëvizur dhe ikur.

    10 këshilla për prindërit

    1. Çelësi i suksesit është komunikimi. Është e rëndësishme që të flisni hapur me fëmijët për të gjitha temat që lidhen me sigurinë, madje edhe në rast rrëmbimi të mundshëm.
    2. Njohuria është pushtet. Bisedoni me fëmijët tuaj në lidhje me sulmuesit e mundshëm, mësoni se ata duken si të gjithë njerëzit tjerë normal dhe se në mënyra të ndryshme do të përpiqen ta mashtrojnë fëmijën.
    3. Mësojani metodat themelore që sulmuesit përdorin për të joshur një fëmijë: kërkojnë një kafshë të humbur, pyesin për rrugë, i ofrojnë ëmbëlsira ose të holla fëmijëve që të hyjnë në makinën e tyre, kërcënojnë se do ta lëndojnë ndonjë anëtar të familjes nëse fëmija nuk shkon me ta …
    4. Mos i emërtoni veshjet, fermat apo objektet tjera personale me emrin e fëmijës. Sulmuesi mund ta përdorë këtë informacion për të fituar besimin e fëmijës.
    5. Diskutoni me fëmijën se çfarë të bëjë në rast se ndodhë që të ndahet nga ju dhe humbet në qendrën tregtare, supermarket apo vend tjetër publik. Këshillojeni që të kërkojë ndihmën e ndonjë nëne me fëmijë apo gruaje tjetër. Mund ta kërkojnë qendrën e informacionit ose një polic.
    6. Fëmija juaj duhet ta dijë emrin dhe mbiemrin e vet, adresën dhe numrin tuaj të telefonit. Duhet t’i dijë edhe numrat e emergjencës.
    7. Duhet gjithmonë ta dini se ku i keni fëmijët tuaj, si dhe adresat dhe numrat e telefonit të shokëve të tyre.
    8. Mos harroni t’i rinovoni të dhënat për fëmijën. Fotografojeni çdo 6-12 muaj.
    9. Bëhuni i durueshëm në edukimin e fëmijës për të gjitha rreziqet, ushtroni së bashku dhe me aktrim ngjallni situata të mundshme të padëshirueshme.
    10. Nëse fëmija juaj zhduket, përpiquni të mos krijoni panik. Më parë kërkojeni në shtëpi, pastaj kontrolloni mos është te fqinjët apo shokët. Nëse akoma nuk mund ta gjeni, thërrisni policinë. Nuk ka periudhë kohore që duhet të kalojë para se të mund të raportoni një fëmijë të humbur.

    Si t’i shpëtoni rrëmbyesit

    Ish-agjenti i FBI Clint Van Zandt thotë se asnjë fëmijë nuk duhet të trembet për t’i informuar prindërit e tyre nëse dikush i kërcënon ata, madje edhe nëse dhunuesi i detyron të qëndrojnë të qetë. Fëmijët duhet ta dinë se kërcënimi i dikujt nuk është faji i tyre dhe se nuk duhet të kenë turp për këtë, por as të fshehin nga prindërit.

    Siç është përmendur tashmë, fëmijëve duhet shpjeguar se nuk janë të detyruar të shkojnë kudo me dikë nëse nuk dëshirojnë.

    Në rast tentimi të kidnapimit, fëmija duhet të ulërijë, bërtasë dhe të përleshet sa më shumë që është e mundur. “Pa marrë parasysh se çfarë thotë kidnapuesi, duhet të bëjë zhurmë dhe ta tërheqë sa më shumë vëmendjen e rrethit”.

    Në shumicën e rasteve, rrëmbyesit tentojnë që me forcë t’i shtyjnë fëmijët në makinë. Nëse dikush tenton ta bëjë këtë, fëmija duhet të vrapojë në drejtim të kundërt me drejtimin nga vjen makina, që ta detyrojë kidnapuesin për ta kthyer makinën dhe kështu të fitojë kohë për të ikur.

    Pas kësaj, duhet të vrapojë te prindërit e tij, në dyqan ose në një vend publik, duke bërtitur se dikush po përpiqet ta rrëmbejë.

    Agjenti këshillon që fëmijët të ikin, madje edhe nëse rrëmbyesi i drejton armën në to. “Shumica e rrëmbyesve nuk duan të tërheqin vëmendjen nga të shtënat, por edhe siguria që nuk do ta qëllojnë fëmijën”.

    Në rast se rrëmbyesi arrin ta shtyjë fëmijën në makinë dhe e vë në sediljen e përparme, djaloshi duhet shpejtë të kalojë në sediljen e pasme dhe të përpiqet të dalë nga dera e pasme. Gjithashtu rekomandon që fëmija, nëse ulet në sediljen para, të shtyp borinë për të tërhequr vëmendjen e shoferëve tjerë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...