Virusi me emrin Ebola ka infektuar dy punëtorë shëndetësie, mjekë dhe pastrues nga Sh.B.A që punojnë në Liberi. Kjo epidemi ka shpërthyer në Afrikën perëndimore, 660 njerëz kanë humbur jetën ndërsa me mijëra janë të infektuar. Është sëmundje tmerruese dhe misterioze që mund të depërtojë kudo, andaj duhet të dini disa gjëra për të.
Është vdekjeprurës
Ebola vret 50 deri 90% të pacientëve të infektuar, varësisht nga rajoni ku është infektuar pacienti dhe imunitetit të tij. Mjekët tregojnë se njerëzit që janë të infektuar me këtë virus vdesin nga temperatura e lartë, të vjellat dhe diarea, mirëpo zbulimi i hershëm i sëmundjes dhe shërimi shpesh mund të shpëtojnë jetë.
Nëse pacientët raportojnë menjëherë tek mjeku, përzierja e kripur mund të ndihmojë atë për ta stabilizuar, derirsa trupi i tyre lufton infeksionin. Në epideminë e tanishme, shkalla e vdekshmërisë është rreth 60 për qind.
Mund të shpërndahet edhe në kontinente tjera
Nuk është me rëndësi se ku jetoni – udhëtimet me aeroplan sigurojnë transport të sigurtë të infeksioneve nga njëri kënd i botës tek tjetri. Një mashkull nga Liberia ka bartur sëmundjen në Lagos të Nigerisë, qyteti më i madh i Afrikës, duke udhëtuar me aeroplan. Shpejtë është izoluar, mirëpo është e mundur që ka infektuar edhe dikë tjetër, andaj ekspertët momentalisht janë duke gjurmuar për njerëzit tjerë me të cilët pacienti ka patur kontakt.
Nuk dihet origjina e virusit
Lakuriqët janë të dyshuarit kryesorë mirëpo ende nuk është e qartë si Ebola ka kaluar nga kafshët tek njerëzit. Mishi i kafshëve të egra është një mundësi tjetër sepse njerëzit që jetojnë në rajone të infektuara nga Ebola, shpesh ushqimin e marrin nga gjuetia.
Nuk dihet se në cilën mënyrë përhapet
Ebola definitivisht është përhapur nëpërmjet lëngjeve trupore, përmes të vjellave dhe diaresë. Mjekët dhe motrat medicinale që janë infektuar, kanë bërë atë duke u kujdesur për njerëzit e sëmurë dhe duke i mbledhur trupat e pajetë të viktimave.
Një studim tregon se sperma mashkullore mund të jetë bartëse e virusit, duke e ruajtur atë edhe 2 muaj pas shërimit të pacientit. Mjekët tregojnë se askush deri tani nuk është infektuar pasi kanë përfunduar simptomet, faza e inkubimit zgjat 21 ditë dhe mjekët nuk besojnë se njerëzit mund të infektohen para se të shfaqen simptomat.
Gjakderdhja
Gjakderdhja është aspekti më i tmerrshëm i Ebolas dhe ndodh në gjysmën e rasteve të sëmundjes. Në përgjithësi ndjehen simptome të lodhjes, temperatura të larta, dobësim i muskujve, të vjella dhe diare, ngjashëm me gripin. 50 – 60 % e pacientëve marrin komplikime, që nënkuptojnë gjakderdhje të brendshme, si dhe gjakosje nga sytë dhe poret e lëkurës.
Nuk ekziston shërim
Shkencëtarët janë duke punuar në zhvillimin e një ilaçi dhe terapie për virusin Ebola, mirëpo momentalisht asgjë nuk është në dispozicion duke përjashtuar përzierjen me kripë dhe barnat që zvogëlojnë temperaturat. Virusët janë të tillë që vështirë mund të shërohen, nuk ekziston as vaksinë andaj mjekët mundohen të gjejnë zgjidhje tek antitrupat.
/kosovarja.ch/