-0.3 C
Priština
More

    Uji mineral (me gaz) i rrezikshëm për shëndetin: Përmban edhe deri 11 herë më tepër kripë se uji i rubinetit!

    spot_imgspot_img

    Konsumimi i tepërt mund të dëmtojë veshkët dhe ti përkeqsojë problemet prezente me presionin e lartë të gjakut.

    Uji mineral gjithnjë e më tepër po përdoret si alternativë më e shëndetshme se pijet e ëmbla të gazuara, pihet e vetme apo përzihet me venë, por në sasi shumë të mëdha ai prap mund të dëmtojë shëndetin – pohojnë shkencëtarët britanik.

    Ata kanë analizuar dhjetra lloje të ndryshme të ujrave minerale të gazuara evropiane më të popullarizuara dhe kanë konkluduar se mesatarisht përmbajnë prej dy deri në 11 herë sasi më të madhe të kripës se uji i rubinetit.

    Shkencëtarët kanë paralajmëruar se pirja e rregullt dhe e tepruar e këtij uji mund të shkaktojë probleme me veshkët, të çrregullojë presionin e lartë të gjakut dhe të shtojë rrezikun për sulm në tru dhe zemër.

    Nëse konsumoni më tepër se një litër ujë mineral në ditë, mund të përkeqësojë seriozisht shëndetin tuaj, kurse konsumimi i ndonjëhershëm nuk paraqet problem.

    Megjithatë, shkencëtarët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut duhet të shmangin ujin mineral apo të tharrtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...