-0.3 C
Priština
More

    Kanceri në mushkëri mund të qëndrojë 20 vite pa i treguar simptomat e para: Duhani është shkaktari më i madh!

    spot_imgspot_img

    Kur sëmundja përparon, shkaku nuk është më i rëndësishëm, sepse atëherë prodhimin e defekteve gjenetike e marrin qelizat e tumorit.

    Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se kanceri në mushkëri mund të fshihet brenda organizmit të njeriut edhe deri në 20 vite, dhe pas aktivizimit mund të marrë formë agresive në një kohë të shkurtë.

    Ata kanë zbuluar se edhe mutacionet e para gjenetike të tumorin në mushkri paraqiten vite të tëra para diagnostifikimit të sëmundjes si dhe simptomeve të mëdha, ndërsa nën kontroll i mban imuniteti.

    Para kalimit në fazën agresive vjen deri tek paraqitja e shumë gabimeve të ndryshme gjenetike që paraqiten në pjesë të ndara të tumorit, me çka tregon se secila pjesë e tumorit është e veçantë gjenetikisht, ndërsa shkencëtarët për këtë thonë se mund të shërbejë në zbulimin e kancerit që në fazat e hershme.

    2/3 e pacientëve dyshojnë se simptomat vetëm kur të arrihet faza e përparuar e sëmundjes, atëherë janë paraqitur edhe metastazat dhe shërimi është gati i pamundur.

    Mjekët paralajmërojnë se më pak se 10% e pacientëve jetojnë 5 vite pas diagnozës dhe tregon se shkaku i defekteve gjenetike në 80% të rasteve është pirja e duhanit.

    Kur sëmundja zhvillohet, atëherë pirja e duhanit nuk është edhe aq e rëndësishme sepse vetëm është shkaktuar mutacioni gjenetik përbrenda tumorit. Për këtë shkak kanceri në mushkëri mund të ndodh edhe të ata që kanë lënë pirjen e duhanit para 10 e më shumë viteve.

    “Terapitë për kancer janë gjithnjë e më të sukseshme mirëpo kjo nuk d.t.th shumë nëse nuk zbulohen metoda të reja për diagnostifikim të hershëm të sëmundjes”- thotë Nick Xhouns, udhëheqës i këtij studimi./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...