-2.1 C
Priština
More

    Momenti i përkryer për të mbetur shtatzënë

    spot_imgspot_img

    Momenti i përkryer i konceptimit është sigurisht ai moment në të cilën partnerët kënaqen gjatë aktit seksual, duhen me njëri-tjetrin dhe dëshirojnë të sjellin në jetë një fëmijë.

    Por, ata që kanë kërkuar këtë pyetje me siguri kanë provuaj me muaj të tërë në konceptimin e një fëmije apo marrjen e një rezultati pozitiv. Pra, do të sihte mirë që një grua të njohë mirë trupin e saj dhe të përcjell ciklin mujor, në mënyrë që të dijë se kur është koha e përkryer për konceptim.

    Si të di se kur saktësisht mund të kem ovulacion dhe se kur është momenti ideal për marrëdhënie?

    Disa femra e dinë saktësisht se kur e kanë periudhën e tyre ovulative. Ato e përshkruajnë këtë moment si një ndjenjë të veçantë në barkun e tyre, një ndjesi pickimi apo shpim gjilpëre në njërin nga vezoret e deri në ndjesinë e pëlcitjes së folikuleve dhe lirimin e vezës.

    Nëse gjendeni në mesin e grave që nuk e kanë këtë “shqisë të gjashtë” dhe dëshironi të ngelni shtatzënë, atëherë mundohuni të përcjellni ciklin tuaj dhe përqëndrohuni në shenjat delikate.

    Shenjat delikate të ovulacionit janë:

    • Ndjesia e tensionit në gjoks
    • Dhimbje të lehta në fund të barkut
    • Rritje e sekretimit (transparent dhe i lëngshëm, ngjashëm me të verdhën e vezës)
    • Rritje e lehtë e temperaturës

    Çfarë nëse dështon sërish?

    Nëse gjërat komplikohen sërish rreth konceptimit tuaj, që nënkupton se nuk keni ngelur shtatzënë pas disa muajsh marrëdhënie seksuale, atëherë provoni metodat për matjen e temperaturës bazale, LH-shiritat për urinën apo vëzhgimin e mukusit cervikal.

    Marrëdhëniet që zgjasin më shumë se një vit, por që nuk rezultojnë në shtatzëni, janë shenja që kërkojnë vëmendje mjekësore dhe këshilla gjinekologjike për një kohë të caktuar deri në konceptim të mundshëm./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...