-3.2 C
Priština
More

    Mjalti në ushqimin e fëmijëve

    spot_imgspot_img

    Konsumimi i përditshëm i mjaltit siguron një zhvillimi më të mirë dhe përparim të fëmijës, dhe forcon rrezistencën e organizmit të tij ndaj infeksioneve.

    Për fëmijët, mjalti paraqet ushqim „të gatshëm“, i cili shfrytëzohet 100 për qind në organizëm.

    Rëndësia e mjaltit

    Për fëmijët të cilët ushqehen me ushqime artificiale, si ëmbëlsues i qumështit përdoret mjalti. Kjo, e njohur në botë si „Kombi metoda e rigjenerimit të qumështit„, zbatohet me sukses në Zvicër. Dr Lutinger, pediatër nga Nju Jorku, këshillon përdorimin e mjaltit tek fëmijët edhe në ushqimin natyral edhe në atë artificial, sepse përmirëson tretjen, shkatërron florën patogjene në zorrë (ndalon diarrenë), parandalon fryerjen e zorrëve dhe shfaqjen e shtrëngimeve, ndalimin e të vjellave, ndikon si laksativ (pastrues) i butë (heq kapsllëkun).

    Mjalti ndikon si probiotik, stimulon bakteret e organeve të tretjes, kurse dihet se mikroflora e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit – mikroflora e dobishme zvogëlon bakteret e dëmshme në zorrë. Mjalti rrit numrin e baktereve të qumështit (Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus plantarum, Bifidus), të cilat rriten në zorrët e çdo personi. Ato prodhojnë metabolite që pengojnë rritjen e baktereve patogjene. Është dëshmuar se mjalti është shumë i rëndësishëm në trajtimin e diarresë bakteriale te fëmijët.

    Të gatshëm pas një viti

    Organizmin e fëmijës e shoqërojnë ndryshime të vazhdueshme të karakteristikave anatomike, fiziologjike, psikologjike dhe imunologjike. Posaçërisht dominojnë ndryshimet në traktin e tretjes. Për shkak të papjekurisë fiziologjike të sistemit të tretjes, fëmijëve mjalti i shtohet si ushqim pasi të mbushin një vit, edhepse në botë ka mendime se mjalti mund të përdoret që nga lindja.

    Duke pasur parasysh faktin se 10 deri në 15 për qind e shumës së përgjithshme të mjaltit është e kontaminuar me sporet e botulizmit, si formë preventive duhet të presim deri sa fëmija të mbush një vit. Botulizmi është një sëmundje serioze, e shkaktuar nga toksina që e tajit bacili Clostridium botulinum dhe është një prej helmeve më të forta në botë. Deri te infeksioni mund të ndodhë gjatë kontaktit me tokën ose ushqimet me origjinë bimore dhe shtazore. Këto spore në mjaltë është vështirë të zhduken pa u zhdukur edhe vetitë e tyre shëruese. E vetmja mënyrë e sigurt është ekspozimi i mjaltit ndaj rrezatimit gama. Përderisa kjo nuk zbatohet te ne, mbetet që fëmijët mund ta përdorin mjaltin vetëm pas moshës 12 muajshe.

    Futja graduale në ushqim

    Mjalti në ushqimin e fëmijës futet gradualisht. Mundet me një çerek luge çaji të ëmbëlsohet qumështi ose mjalti t’i shtohet në lëng frutash apo çaj.

    Me futjen e mjaltit në ushqim duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm te fëmijët që prindërit e të cilëve kanë ndonjë manifestim alergjie. Në këto raste, këshillohet një gram mjaltë në një kilogram peshë trupore, të ndarë në dy ose tri doza, dhe pastaj disa ditë fëmija vëzhgohet. Në rast se paraqiten të vjella, ndryshime në jashtëqitje, ose kruarje e lëkurës, konsumimi i mjaltit duhet të ndërpritet për disa kohë, dhe patjetër të konsultoheni me pediatrin. Nëse zhduken shenjat e përmendura, mjalti mund të jipet çdo ditë, me rritje graduale të dozës, ashtuqë pas kalimit të dy javëve të kalohet në dozën e plotë. Marrja e rregullt, e përditshme e mjaltit siguron shëndet dhe vitalitet, zhvillim më të mirë dhe përparim, si dhe rezistencë më të madhe ndaj infeksioneve.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...