-0.3 C
Priština
More

    I jepte gji foshnjës në restorant: Gjesti i një gruaje të panjohur e la pa fjalë!

    spot_imgspot_img

    E ëma shpresoi se gruaja e panjohur do të kundërshtojë për të ushqyerit me gji në publik, por ajo bëri diçka krejt të kundërt.

    Një nënë nga Zelanda e Re ka shkruar në faqen e saj në Facebook se ka qenë e prekur thellë deri në përlotje nga reagimi i një gruaje të panjohur të moshuar në restorant. Gjegjësisht, Briar McQueen për herë të parë doli në mëngjes me djalin e saj Jackson, i cili kishte vetëm tetë javë, shkruan Fox News.

     

    Sapo i sollën ushqimin dhe çokollatën e nxehtë në tryezë, fëmija filloi të qajë për shkak se edhe ai ishte i uritur. Nëna në vend që të vazhdojë me ngrënie, vendosi që më parë ta ushqejë fëmijën. Pastaj, ajo pa një grua të moshuar që ngrihet nga karriga e saj dhe iu afrua. E ëma shpresoi se gruaja e panjohur do të kundërshtojë për të ushqyerit me gji në publik, por ajo bëri diçka krejt të kundërt.

    „Kjo është një nënë e mirë – më parë ushqen fëmijën. Më lejoni të ju prejë ushqimin ashtuqë me njërën dorë mund të hani. Nuk dëshirojmë që të ju ftohet ushqimi, apo jo?“ i tha gruaja e moshuar.

    McQueen e shikonte gruan duke prerë në copëza vezët dhe tostin. Ka pranuar se ishte aq e habitur nga gjesti i saj sa që harroi t’i kërkojë emrin, por i’u ka falënderuar gjatë gjithë kohës. Zonja e panjohur pastaj u kthye në tryezën e saj, sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

    Megjithatë, nëna e re nuk ka mundur plotësisht ta injorojë, ashtuqë në profilin e saj në Facebook ka publikuar një postim i cili ka patur më shumë se 318 000 klikime (like), dhe i shpërndarë (share) më shumë se 12 000 herë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...