3.7 C
Priština
More

    10 gjërat të cilat i tregon pamja juaj

    spot_imgspot_img

    Sipas një hulumtimi, gjithçka tek pamja jote, që nga ngjyra e flokëve deri tek qendrimi juaj mund të zbuloj fakte të vërteta mbi atë se çfarë jeni ju në të vërtetë. Më poshtë janë të radhitura dhjetë gjërat e pamjes së jashtme të cilat më së shumti paraqesin fakte mbi ju.

             1. Veshja jote paraqet disponimin tënd

    Shkenca thotë se ka një gjë të tillë si “Veshje e lumtur”. A e keni vërejtur ndonjëherë se si arrini të dukeni te dëshpëruar për shkak të xhinseve tuaja të kaltërta? Ka studius të cilët pas anketimit të 100 grave, zbuluan se xhinset (dhe veshjet e gjera, apo ato që rrinë large trupit apo pjesës ku realisht duhet të qendrojnë si rasti i pantollonave që lihen posht belit), këto janë veshje të cilat i preferojnë të dëshpëruarit. Në vend të kësaj veshje, herën tjetër kur ju ndjeheni keq dhe jeni të dëshpëruar bëni zgjedhjen e duhur të veshjes, pra vishu me glamur dhe shkëlqe, dhe me shumë gjasë ju do bëni qe partneri juaj i ardhshëm ta kuptoj se sa e mrekullueshme jeni.

            2. Ngjyra e syve zbulon se sa të besueshēm jeni

    Ju mund të mendoni se keni arritur kulmin e bukuris kur shihni që fëmija tuaj ka sy me ngjyrë të kaltër, por kjo mund të mos jetë edhe aq gjë e mirë. Një studimi i bërë duke shikur 80 foto të pjesëmarrësve në studim, arriten në përfundim se ata që kishin sytë me ngjyrë kafeje dhe me nuance të kafesë kishin fytrë më të besushme se sa ata që kishin sytë me ngjyrë të kaltër, paverësisht nëse ishin femra apo meshkuj. Përjashtim bënin meshkujt me pamje te bebeve (baby face), të cilë femrave i’u duken të besushëm.

              3. Mënyra se si ecni paraqet jetën tuaj seksual

    Hulumtuesit Belg ishin në gjendje që të tregonin nese femrat kanë pasur orgazmë vaginale me një siguri prej 80% duke u bazuar vetem në stilin e tyre të ecjes! Energjike, kokëlart në mënyrë të lehtë, bazuar në në një studim mbi mjeksinë seksuale, arrihej në përfundim se këto vajza ishin të kënaqura. Ky zbulimi i habitshëm bëhët i besueshëm kur e dimë që arrtija e orgazmës bënë që muskujt tuaj të lirohen dhe si rezultat edhe ecjen do e keni të lehtë.

             4. Këpucët me taka të larta paraqesin personalitetin tuaj

     Sipas një studimi mbi personalitetin, është vërejtur se njerëzit mund të nxjerrin përfundime mbi personalitetin tuaj deri në 90% vetëm duke shikuar në takat tuaja. 63% e vezhguesve ishin në gjendje që të gjenin moshën, gjendjen sociale dhe tiparet e personalitetit të 200 personave, vetëm duke shikuar këpucët e tyre. Disa zbulime intresante: Këpucët praktike i përkasin njerëzve të këndshëm, çizmet deri tek kyçi vishen nga njerëzit më agresiv, ndërsa këpucët e pakëndshme vishen nga njerëzit me personalitet të qetë.

              5. Ngjyra e flokëve tregon sa shumë seks keni në jetë

     Një studim Gjerman vuri në dukje se flokëkuqet kanë më shumë marrëdhënie seksuale me partnerë të ndryshëm. Arsyeja është se ngjyra e kuqe tërheqë më shumë vëmendje. E kuqja sjell imazhin e një ‘turpërimi’ të shëndetshëm, ku në ndërdije meshkujt marrin sinjalin se ju jeni pjellore dhe e gatshme të jeni e tija.

             6. Buzëkuqi juaj mund të parashikojë se sa para mund të fitoni në të ardhmen

    E kuqja e ndezur mund të konsiderohet tashmë si një term shkencor. Sociologët Francez gjurmuan kohën kur disa kamariere mbani buzëkuq, dhe panë se ato terhiqnin deri në 50% më shumë meshkujt se sa ato që nuk mbanin buzëkuq. Kjo ka shpjegim të ngjashëm me të kuqen e flokëve, pra hulumtuesit besojnë që e kuqja ka lidhje me nivelet e larta të zgjimit dhe shëndetit.

             7. Lotët tuaj shuajnë tërheqjën seksuale

     Harrojeni arsyetimin se keni kokëdhëmbje. Ka mënyra natyrale që trupi juaj thotë ‘jo sonte’. Një studim i ri nga neuroshkectarja Israelite Noam Sobel, zbuloi se lotët e femrave përmbajnë feromone-substancë kimike që sinjalizon që ju nuk jeni ne humor të mirë. Meshkujt kanë aftësi që të dallojnë lotët e vërtetë nga lotët e rrejshëm. Meshkujt të cilët vërenin lotë të vërtetë tek femrat i shihnin ato si më pak atraktive pra tërhiqeshin më pak seksualisht.

           8. Ana e mjatë e fytyrës tuaj shfaqë më shumë emocione

    Koha për selfie! Shkenca ka kuptuar se cila është ana jote më e mirë. Një studim i publikuar nga studiuesit e trurit, shpjegon se fotografitë nga ana e majtë e fytyrës vlerësohen si më të këndshme se sa ato të anës së djathtë. Kjo ka të bëj diçka me anën e djathtë të hemisferës së trurit tënde, e cila kontrollon anën tuaj të mjatë dhe tregon emocione të mëdha.

            9. Buzëqeshja e tij paraqet statusin e tij

     Këtu keni arsyen më të madhe që sqaron dashurinë tënde ndaj djemëve të këqinjë. Sipas studimit, femrat nuk tërhiqen nga meshkujt e buzëqeshur por nga ata që mbajnë kokën lartë dhe që ndjehen krenarë. Ka një arsye revolucionare për këtë: në të kaluaren femrat mendoni se meshkujt krenarë ishin më tërheqës sepse kjo krenari paraqiste statusin e tyre (ato këtë e shihnin si mundësi të mirë për të siguruar jetën e fëmijëve të tyre). Ndërsa meshkujt në këtë pikë kanë tërheqje të kundërt, pra ata tërhiqën nga femrat të cilat janë të qeshura.

           10. Zëri i tij përcjell testosteronet e tij

    A u ka ndodhur të tërhiqeni nga zëri i gazetarit në radio? Ju nuk jeni e vetmja. Një studim i publikuar se fundmi, zbulon se femrat tërhiqen më shumë nga meshkujt me zë të trashë se sa nga ata qe kanë zë të hollë. Studimi shpjegon më tej se ngjyra e zërit të meshkujve është e lidhur me sasinë e testosteronit. Disa studime tjera kanë treguar se sasia e madhe e testosteronit rezulton edhe në sistem më të mirë imunitar tek meshkujt./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...