Të dashura nëna, shpërndani këtë mesazh djemve tuaj!

Ky është një mesazh për djemtë që nënat e tyre duhet t’ia transmetojnë atyre dhe ti këshillojnë në lidhje me simpatitë dhe partneret e mëvonshme.

Të dashura nëna, të gjithë ju që keni djem, pa amrrë parasysh cilës gjeneratë i përkasin, ky është mesazhi që duhet ta ruani dhe t’ua lexoni kur të vijë koha. Në situatat kur nuk gjeni dot fjalë për të përshkruar marrëdhëniet delikate të dashurisë, përmes këtij mesazhi do të mund ta realizoni.

Djali im i dashur,

Argëtimi është një gjë e ndërlikuar dhe vështirë realizohet ashtu siç duhet. Andaj ke kujdes se kë zgjedh, sepse personi me të cilën do të argëtohesh paraqet gruan tënde të ardhshme, ajo do të përcaktojë familjen, andaj zgjedh të argëtohesh me mençuri!

Ja disa nga pritshmëritë që kam për ty, sa i përket takimeve tua dhe argëtimit:

1. Gjithmonë afroju femrës drejtpërdrejtë dhe kërkoji asaj që të takoheni. Nëse kjo nuk është e mundur, kërkoje atë përmes telefonit. Kurrë mos ia kërko dashurinë një femrë përmes mesazheve në celular, chat-it apo email-it.

2. Gjithmonë kërkoji një femre për takim. Mos e kërko në shtëpi thjeshtë për të shikuar ndonjë film të pakuptimtë. Unë pres që ti ta ftosh diku, kjo nuk do të thotë që të jetë diçka e njohur, e komplikuar apo kreative. Ndonjëherë takimet më të mira janë të thjeshta, të tilla si një piknik në park. Gjithmonë përpiqu të gjesh ndonjë vend ku do të ndjeheni rehat.

3. Hapi derën e makinës të dashurës tënde, hapi kudo dyert për të.

4. Bëhu ti ai që do të paguajë të gjitha në takimet tuaja. Pa asnjë lloj arsyetimi dhe pyetje. Unë dhe babai do të kujdesemi që gjithmonë të kesh të holla mjaftueshëm për ty.

5. Prite të dashurën para dere. Mos i dërgo mesazh që të dal më shpejtë, apo edhe më keq, ti biesh borisë së makinës, gjatë kohës së pritjes. Gjithashtu, përcjelle deri tek dera e shtëpisë së saj pas përfundimit të takimit.

6. Përdore mendjen dhe arsyen kur bëhet fjalë për dashurinë. Mos puth secilën femër, por atë të duhurën.

7. Dëgjoje femrën me të cilën del. Takimet më të mira janë ato kur e njeh femrën mirë. Pyeteni rreth jetës së saj dhe veten. Qëllimi i takimeve është të gjeni dikë me të cilën mund të ndani të ardhmen.

8. Gjithmonë bëhu i qartë në qëllimet e tua. Bëhu i sinqertë dhe nëse nuk ke qëllime të mira me të, ndërpreje lidhjen mënjëherë.

8. Kënaqu, por gjithmonë me një femër, mos luaj me shumë vajza. Kur të interesohesh për një vajzë, bëhu serioz dhe besnik ndaj saj. Gjtihmonë bëhu i sinqertë!

9. Krijo marrëdhënie intime dhe kontakt fizik. Por, në mënyrë të drejtë. Kapja dorën, përqafoje, puthe në ballë, prekja gjunjtë, janë shenja të vogla të ëmbla që i japin vëmendje femrës dhe krijojnë ndjesinë e mirë. Krijoni lidhje të thellë intime që nuk ju lejon të ndaheni nga njëri-tjetri.

10. Ki kujdes me zemrën e saj. Femrat janë të forta, por shumë delikate. Mos e lëndoni atë. Mos u bë ti përgjegjës për zemërthyerjen e saj.

11. Njihu me miqtë dhe familjen e saj, gjithashtu njoftoje edhe atë me familjen dhe rrethin tënd të ngushtë.

12. Kur të vijë koha, thuaji asaj se sa shumë e do, duke i shprehur vetëm gjëra të bukura. Të gjithë meritojnë komplimente.

13. Shërbeji asaj. Jo si një kamarier, por duke ia përgatitur herë pas here mëngjesin, duke i hudhur plehrat, duke ia ofruar pallton kur është ftohtë, gjëra të vogla por me shumë dashuri.

14. Befasoje atë. Gjërat e vogla nënkuptojnë shumë. Sillja lëngun e saj të preferuar, bleji një lule, apo shko ta marrësh në ambientin e punës gjatë pushimit të drekës.

15. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e fjalës së shkruar. Sa është mirë të bësh gjëra të bukura, aq edhe më mirë është ti shkruani ato dhe ti kujtoni çdoherë. Shkruaj letra dashurie dhe mesazhe të ëmbla shpesh herë.

16. Kur të arrijë koha e duhur dhe të gjesh personin e veçantë në jetën tënde, ulu në gjunj dhe thuaji këto fjalë të veçanta për shprehjen e dashurisë.

Të dua tani dhe përgjithmonë, por e di se një ditë do ta dua edhe partneren tënde.

Me shumë dashuri, nëna yte!
kosovarja.ch