Kjo metodë vjen nga SHBA, një mënyrë e re, e pazakontë për t’i rritur flokët shumë shpejt: quhet Metoda „kokë-poshtë“ ( The inversion method). Të shohim si funksionon.
Metoda „kokë-poshtë“, çfarë është?
Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mrekullive për t’i rritur flokët më shpejt, po ju tregojmë për Metodën „kokë-poshtë“, e cila premton rritje të flokëve në pak kohë.
Për çfarë bëhet fjalë?
Kjo metodë është shumë e thjeshtë, por edhe e çuditshme: duhet masazhuar lëkura e kokës kur jeni me kokën poshtë. Duke qëndruar kështu, përmirësohet qarkullimi i gjakut, i cili ndikon në rritjen e flokëve.
Koka duhet masazhuar duke përdorur vajra ushqyes, të cilësisë së parë. Më të përshtatshëm për flokët janë: vaj ricini (i cili ndër të tjera, ka veti dhe në rritjen e qerpikëve), vaji i kokosit, vaji ullirit, vaji i arganit, jojobës, amlës, rozmarinës, bajames. Vaji duhet të ngrohet pak para përdorimit, por pa e tepruar.
Masazhi duhet të bëhet me majat e gishtave, duhet të jetë energjik, por delikat, dhe duhet të zgjasë katër minuta. Ky proces duhet të bëhet çdo ditë për një javë në muaj. Rezultatet e para do të shihen pas ciklit të parë. (Beni kujdes, kjo metondë, pra i gjithe procesi pre 7 ditësh, nuk rekomandohet të përsëritet më shpesh se një herë në muaj!).
Metoda „kokë-poshtë“ nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.
Për të parë nëse funksionon, ju mbetet vetëm ta provoni!
Plotësim: Aplikoni çdo mbrëmje vajin në rrënjë dhe masazhoni per vetëm 4 minuta ( as më shumë e as më pak) me kokën poshtë.
Pas aplikimit të vajit dhe masazhës me kokë poshtë, preferohet të vendosni kapelë dushi dhe lërni vajin të qëndroj në kokë për rreth 2 orë dhe pastaj të lani flokët. Për rezutat më të mirë preferohet të flini me kapelë dhe të pastroni flokët në mengjes.
Klikoni ne videot më poshtë për këshillat dhe reagimet e disa vajzave të cilat e kanë provuar këtë metodë.
Të gjitha vajrat e lartcekura mund t’i gjeni në Bio Natural Shop!
Përgaditur nga: Anila Mirdita