1.7 C
Priština
More

    Shëndeti i fëmijëve: Kur bajamet mund të paraqesin problem?

    spot_imgspot_img

    Bajamet nuk duhet të operohen me lehtësi, por jo edhe të mbahen me çdo kusht, pohojnë ekspertët. Monitorimi i gjendjes është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit në interes të fëmijës.

    Një nga arsyet më të zakonshme për vizitat pediatrike, janë problemet me bajamet. Këto shqetësime mund të lidhen me bajamet adenoide, që zakonisht paraqitet tek fëmijët e vegjël deri në tri vjet.

    Arsyet për operimin e bajameve

    Problemet e krijuara nga bajamet e fryra në përgjithësi shprehen si vështirësi e frymëmarrjes me hundë, e shoqëruar shpesh me pështymë dhe ftohje por edhe inflamacion akut i veshit të mesëm. Kirurgjia e bajameve shpesh kryhet me instalimin e tubave ventilues, metodë që ka treguar rezultate të jashtzakonshme, sikur në trajtimin ashtu edhe në parandalimin e komplikimeve.

    Arsyet për operimin e bajameve palatine

    Tek problemi i bajameve palatine, ekzistojnë dy arsye të mëdha për mundësimin e kirurgjisë. E para është për fëmijët që kanë bajame me infektim të shpeshtë bakterial, të shkaktuar kryesisht nga streptokoket piogenike. Ky infeksion përcillet me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, humbje oreksi dhe ndonjëherë probleme të stomakut. Sipërfaqja e bajameve mund të shihet me skuqje. Nëse fëmija ka më shumë se 4 deri 5 ndezje të tilla, atëherë ky mund të jetë një tregues për trajtim kirurgjik.

    Arsyeja tjetër për operim të bajameve ështëvështirësia në frymëmarrje. Disa fëmijë kanë bajame të zmadhuara që pengojnë procesin e frymëmarrjes gjatë ditës, ndërsa natën mund të pësojnë ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes. Duke pasur parasysh se kjo gjendje dëmton seriozisht cilësinë e jetës si dhe mund të ndikojë dukshëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve – atëherë operacioni është zgjidhje e vetme.

    Fëmijët të cilët kanë probleme të tilla, së pari trajtohen nga pediatri i tyre deh vetëm më pas udhëzohen për otolaringolog, i cili bazohet në teste shtesë për trajtimin e mëtejshëm kirurgjik. Ky vendim është individual për çdo fëmijë dhe përfshin përmbledhjen e të dhënave që lidhen me sëmundjen dhe që është në interesin e mirë të fëmijës.

    Kur është më mirë të operohen bajamet?

    Sa i përket moshës, kur kryhen këto procedura, mund të përcaktohet nga mosha dy vjeçare deri në moshën tri vjeçare. Operimi i bajameve palatine rrallëherë kryhet para moshs tri vjeçe, por nëqoftëse fëmija ka vështirësi të vazhdueshme në frymëmarrje, operimi mund të kryhet edhe më herët.

    Si kryhet ky operacion?

    I tërë ky proces duhet të realizohet me sa më pak trauma tek fëmijët, andaj edhe këshillohet që të shoqërohet nëna në spital që të ketë nga afër për gjithçka fëmijën e tij. Operacioni është i detyryeshëm që të realizohet nën anestezion të përgjithshëm endotrakeal duke përdorur teknologjitë moderne. Këto metoda ndikojnë në uljen e ndjeshme të gjakderdhjes gjatë heqjes së bajameve, si dhe e bëjnë procesin më pak të dhimbshëm. Monitorimi apo kontrolli i dhimbjes pas heqjes së bajameve paraqet një nga gjërat më të rëndësishme dhe se çdo fëmijë reagon ndryshe ndaj tolerimit të dhimbjes. Dy orë pas operacionit është e këshillueshme që fëmij të fillojë të pijë, ndërsa gjatë ditës mund të hajë akullore dhe puding. Ditën tjetër, ushqimi duhet të jetë më i lehtë dhe i butë, dhe së shpejti mund të rikthehet në konsumin normal të ushqimit.

    Çka të vendosi rreth bajameve, t’i operoj apo jo?

    Kur bëhet fjalë për frikë dhe dyshime për operimin e bajameve, duhet të keni qëndrim të qartë.

    Bajamet nuk operohen me lehtësi, por edhe nuk duhet të mbahen me çdo kusht. Është shumë e nevojshme që të respektoni indikacionet dhe sigurisht që operimi zgjidh problemet e shumë fëmijeve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...