-1.7 C
Priština
More

    Udhëtimet gjatë shtatzënisë – çka, kur dhe ku të udhëtoni për pushime?

    spot_imgspot_img

    Gjatë shtatzënisë shmangni vendet udhëtuese me lartësi të mëdha, vendet ku ka infeksione të shpeshta nga ushqimi apo ngacmimi i insekteve, aty ku malaria është endemike dhe vendet ku është i nevojshëm vaksinimi.

    Shumica e grave shtatzëna mund të udhëtojnë pa shumë përpjekje gjatë tremujorit të dytë, mes javës 14 dh 28 të shtatzënisë. Në këtë periudhë, trupi është i akomoduar me gjendjen e re dhe nuk keni mundime të shpeshta. Kur hyni në tremujorin e tretë, planifikimi për udhëtime kërkon që ju të bëni kontroll paraprak në mjek për të evidentuar ndonjë rrezik të mundshëm për lindje të parakohshme. Nëse nuk keni simptoma të tilla ju mund të udhëtoni pa problem, por është mirë që të zgjedhni udhëtimin me aeroplan pasi është më pak i lodhshëm.

    Gjatë udhëtimit duhet ti keni me vete raportet dhe rezultatet e ekzaminimeve mjekësore dhe grupin e gjakut, në rast se diçka e papritur ju ndodhë. Nëse udhëtoni me aeroplan pas javës së 28-të, merrni me vete raportet mjekësore si dëshmi se mund të përballoni fluturimin, meqenëse nuk lejohet që shtatzënat të udhëtojnë me aeroplan.

    Kur paketoni rrobat e nevojshme, merrni me vete të gjitha medikamentet bazë, si mjekim kundër kapsllëkut, kokëdhimbjes, diarresë.

    Mënyra e udhëtimit

    Kur zgjedhni mënyrën e udhëtimit, vlerësoni kohën se sa ju duhet për të arritur në një destinacion. Ekzistojnë disa mënyra si mund ta lehtësoni udhëtimin tuaj:

    • Vishni këpucë të rehatshme dhe çorape shtrënguese. Veshja duhet të jetë nga fibra natyrale që thithin djersën – pambuk ose prej leshi.
    • Ecni shpesh përgjatë rrugës – lëvizshmëria do të largojë potencialin për ënjtje.
    • Merrni diçka të njelmët për të ngrënë – do të ju ndihmojë në rast se keni të përziera.
    • Mos konsumoni barëra kundër të vjellave pa u konsultuar me mjekun tuaj.
    • Pini sa më shumë lëngje.

    Udhëtimi me makinë, autobus apo tren

    Udhëtimi me makinë është mënyra më e zakonshme dhe e lehtë për të udhëtuar, sidomos kur bëhet fjalë për rrugëtim të shkurtë. Është mirë që mos të udhëtoni me makinë më shumë se 6 orë në ditë dhe ajo që ka më së shumti rëndësi është të veni rripin e sigurimit! Vendosja e rripit duhet të jetë nën bel që mos të shtrëngojë barkun dhe pjesa tjetër të lidhet mbi supe dhe të vendoset midis gjinjve. Nuk duhet të jetë as e shtrënguar shumë por jo edhe e lirë.

    Nëse duhet të merrni vendimin për të udhëtuar me tren apo autobus, duhet të keni parasysh se tualetet janë shumë të ngushta por edhe vendkalimi deri tek ulëset është më i ngushtë. Keni kujdes nëse qëndroni në këmbë, udhëtimi është me lëkundje dhe mund të ju bëjë keq.

    Udhëtimi me aeroplan

    Udhëtimi me aeroplan gjatë shtatzënisë është relativisht i lehtë për të fluturuar brenda një shteti apo kontinenti dhe në përgjithësi lejohet deri në javën 36, përkatësisht 32 të shtatzënisë. Megjithatë duhet të kontrolloni për rregullat e kompanive të caktuara të fluturimit. Mos keni frikë nga detektorët prej metali gjatë kontrolleve në aeroport sepse nuk dëmtojnë aspak fëmijën.

    Këshilla për fluturim të rehatshëm

    Uluni në ulësen që është më lehtë për të dalë dhe shkuar në tualet, nëse është e mundur kërkoni të uleni mënjëherë pas klasit të parë, ka më tepër hapësirë për shtrirjen e këmbëve. Brenda mund të jetë shume nxhtë apo edhe ftohtë, andaj merrni me vete rroba të nevojshme.

    Para fluturimit mos hani shumë, por edhe gjatë fluturimit që mos të keni të përziera. Meqenëse ajri është shumë i thatë në aeroplan, mos harroni të pini shumë lëngje.

    Në rastet e fluturimeve të gjata, ecni sa më shumë që të jetë e mundur, bëni ushtrime për këmbë dhe nëse është e mundur ngritni nga pak herë pas here që të parandaloni ënjtjen e tyre.

    Kur të arrini në destinacionin tuaj, kushtoni vëmendje të veçantë ujit – se a mund të pini nga rubineti apo ujë në shishe plastike. Pavarsisht nëse është hotel apo restorant luksoz, shmangni konsumin e gjithçkaje që ju ofrohet si dhe kushtoni vëmendje pasterizmit të qumështit dhe djathit.

    Nëse vjen deri tek paraqitja e ndonjë shenje shqetësuese apo simptomave – gjakderdhje, dhimbje barku, kontraktime, pëlcitja e membranës amniotike, ënjtja e këmbëve, kokëdhembje, probleme me të pamurit, ndryshime në lëvizjen e foshnjes, temperaturë – kontaktoni mjekun mënjëherë!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...