Studiuesit zbuluan se foshnjat 20 muajshe janë më të aftë në formën e sofistikuar të të menduarit – të quajtur ‘meta kognitive’.
Aftësitë metakognitive mundësojnë që njerëzit në mënyrë aktive të kërkojnë informacione të reja duke i përshtatur strategjitë e tyre me anë të mësimdhënies në situata të veçanta.
Kur fëmijët fillojnë të kuptojnë se nuk dinë gjithçka dhe mendohen se ku mund ti gjejnë përgjigjet për pyetjet që posedojnë, ata mund të mësojnë më shpejt dhe pa pasur nevojë të përsërisin të njejta gabime.
Prindërit duhet të dinë se fëmijët e tyre që nga një moshë e hershme mund të mësojnë dhe të pyesin gjëra të ndryshme, por edhe duhet ti mbështësin vazhdimisht gjatë ecurisë së rritjes së tyre.
Kur fëmija mbush 20 muaj, mund të shërbehet me lugë dhe pirun. Ai mund ta hedh topin. Mund ta gjejë buzëkuqin tuaj të preferuar dhe ta ushqejë qenin. Ai mund ta gjuajë edhe telefonin tuaj në tualet dhe të qeshet për këtë veprim qesharak.
Sa e kuptojnë fëmijët botën përreth dhe pozitën e tyre?
Sipas një studimi të ri në Univerzitetin e Parisit, është vërtetuar se fëmija juaj njeh dhe di më shumë se sa ju mund ta paramendoni.
Studiuesit zbuluan se fëmijët 20 muajshe janë veçmë të aftë për formën e sofistikuar të të menduarit, të quajtur meta kognitive. Sipas Dr. Sid Cooder, një nga autorët e studimit, aftësitë meta kognitive më së miri mund të përshkruhen si “instinkt” i lidhur me dijeninë personale, përkatësisht mosdijeninë e tyre.
Pra, njohuria se ne nuk dimë diçka paraqet aftësinë metakognitive, sikur intuita ju paralajmëron se diçka nuk është në rregull dhe keni bërë gjëra të gabuara.
Më parë, është menduar se fëmijët e zhvillojnë këtë aftësi më vonë gjatë jetës, por Cooder dhe kolegët e tij zbuluan se foshnjat 20 muajshe veçmë mund të dallojnë kur “nuk kuptojnë diçka dhe janë të aftë t’ua transmetojnë këtë prindërve të tyre”, në mënyrë që të zgjidhin problemin.
“Në studimet e mëparshme, studiuesit kanë studiuar vetëm gjërat që fëmijët i kanë përcjellur apo shprehur me anë të të folurit. Meqenëse foshnjat nuk mund ti shpjegojnë gjërat me fjalë që ju të kuptoni diçka, ata nuk kanë pasur mundësinë të shprehin pasigurinë e tyre dhe të ëkruarit e ndihmës nga prindërit” – thekson Cooder.
Ekipi i Cooder-it kanë projektuar një test të kujtesës apo memories jo-verbale, për të përcaktuar nëse fëmija do të kërkojë ndihmë. Fëmijët duhej të mësonin përmendsh vendndodhjen e lodrave të fshehura në dy prej kutive të vendosura në tryezë. Pas një pushimi prej 12 sekondash, iu është kërkuar fëmijëve të tregojnë kutinë me lodrat e fshehura. Kur ata panë lodrat e fshehura, foshnjat kanë arritur të zgjidhin problemin pa kërkuar ndihmë.
Megjithatë, kur detyra ishte e pamundur për t’u zgjidhur – për shembull kur lodra ishte e fshehur dhe fëmijët nuk mund ta shihnin se ku ndodhet – fëmijët kanë shikuar vazhdimisht prindërit si shenjë për ti ndihmuar ata të gjejnë lodrat.
Pse janë të rëndësishme aftësitë metakognitive? Cooder thotë se ky informacion është shumë i rëndësishëm për prindërit dhe të gjithë ata që përfshihen në edukimin e hershëm.
“Ekzistojnë dy mënyra për t’i mësuar diçka të re fëmijës suaj”, thotë Cooder. E para është t’i jepni atyre informata. Kjo është mënyra më e zakonshme e mësimdhënies. Mënyra e dytë dhe më e mirë është të mësoni fëmijën si të mësojë dhe kuptojë gjërat. Mësojeni si të gjejë vet përgjigjet e jo t’ia ofroni si të gatshme”./kosovarja.ch/