1.4 C
Priština
More

    Ekspertët pohojnë: Falë vaksinimit luftohen shumë sëmundje infektive!

    spot_imgspot_img

    Po ju sjellim disa nga përgjigjet e pyetjeve më shpesh të parashtruara rreth vaksinimit, si preventivë e sëmundjeve të ndryshme.

    Pse vaksina është e rëndësishme dhe cilat janë përparësitë e saj?

    Vaksinimi është një nga arritjet më të mëdha në mjekësi. Falë vaksinimit si një masë parandaluese, mund të luftohen shumë sëmundje infektive, parandalimin e shumë komplikimeve, invaliditetit dhe vdekjes si pasojë e sëmundjeve infektive. Pa marrë parasysh se sa shumë kushton kjo preventivë, ajo gjithmonë është më e lirë se trajtimi kurues i sëmundjes.

    Sa janë të rrezikshme sëmundjet, ndaj të cilave vaksinohen fëmijët?

    Sëmundjet ndaj të cilave vaksinohen fëmijët mund të jenë të rrezikshme, ashtu edhe komplikimet që shkaktojnë këto sëmundje të caktuara. Të moshuarit mbajnë mend Variola Vera – lija. Duke iu faleminderuar vaksinës kundër difterisë – kjo sëmundje vdekjëprurëse nuk ekziston më shumë se 6 dekada, ngjashëm është edhe me poliomielitin – e cila lë pasoja në invaliditet. Tetanozi është vdekjëprurës për personat e lënduar që nuk janë të vaksinuar. Meningitis tek foshnjat mund të lë pasoja fatale. Personat e pavaksinuar kundër fruthit, përveç skuqjes dhe akneve mund të vuajnë nga komplikime, pasojat e të cilëve mund të jenë shumë të rrezikshme për jetën. Shumë persona iu janë faleminderuar vaksinave kundër një shumëllojshmëri të viruseve dhe bakterieve.

    Cilat janë keqkuptimet më të mëdha në lidhje me vaksinat e fëmijëve?

    Keqkuptimet apo idetë e gabuara rreth MMR vaksinës, që është vërtetuar përmes 12 studimeve se nuk shkakton autizëm, si rezultat i së cilës, mjeku britanik ka humbur licencën e tij, ka çuar deri në shmangien e vaksinimit. Shkaqet që çojnë në keqkuptime rreth vaksinimit janë: mungesa e njohurive rreth imunizimit, mos informimi i parimeve të vaksinimit si dhe mos njohja e përfitimeve që sjell vaksina.

    A mund të ketë vaksina efekte negative?

    Nuk ekziston asnjë medikament apo barëra, ashtu edhe vaksinat, ku në udhëzim nuk përshkruan efektet e zakonshme anësore. Çdo fëmijë që i nënshtrohet vaksinimit, së pari i bëhet një kontroll sistematik i organeve, mirren matjet antropometrike dhe vetëm fëmijët e shëndetshëm në ditën e vaksinimit janë të imunizuar. Kështu minimizohen mundësitë e reaksioneve serioze negative./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...