0.5 C
Priština
More

    Nëna inspiruese publikon foto të trupit me shenjat e pas lindjes

    spot_imgspot_img

    Kur trupi juaj nuk ngjan më si bikini modelet në Instagram dhe ju tashmë keni një trup të një nëneje – jini shumë krenare për veten tuaj!!!

    Blogerja australiane, tashmë nënë Haddas Ancliffe ka gjeneruar shumë vëmendje në internet me fotot e saj virale të gjidhënies.

    Muajin e kaluar, Ancliffe ka postuar një foto të mrekullueshme që tregon nënën duke ushqyer me gji djalin e saj, në dasmën e motrës. Kështu shkroi statusin për foton e postuar: “Unë dhe djali im duke shijuar nga një pije (diçka që duhet ta bëni, jeni apo sjeni në një dasmë – gjidhënia është kruciale).”

    Përderisa shumë njerëz e kanë vlerësuar foton epike të saj gjatë gjidhënies, të tjerët janë frymëzuar gjithashtu edhe me pastime tjera të trupit të saj pas lindjes. Që nga fotot mahnitëse të prerjes cezariane për të fuqizuar pozitivitetin e trupit, e deri tek postimet reale të papërpunuara apo pa efekte.

    “Trupi im është me linja apo lëkurë të zgjeruar, me rrudha dhe e deformuar, por megjithatë jam ende tërheqëse”, shkruan Ancliffe si titull në një fotot të saj me bikini dhe trup të ekspozuar. Ju nuk ndaloni që të dukeni bukur pasi të keni fëmijë, vetëm tani dukeni bukur në një mënyrë krejtsisht tjetër. “Nëse nuk keni trup sikur bikini modelet në Instagram dhe ju tashmë keni një trup nëneje, ndjehuni krenare për këtë!”

    Kjo nënë gjithashtu ka precizuar për nënat e saja moshatare: “Fëmija juaj gjithsesi mendon se ju jeni personi më i bukur në botë…Kjo është e tëra që ka më së shumti rëndësi.”

    Ancliffe ka postuar edhe shumë foto tjera duke ekspozuar prerjen e saj cezariane, gjinjtë e deformuar dhe jot ë barabartë, stomakun e lëshuar me shtrirje dhe rrudha, me të vetmen arsye për të ndihmuar femrat tjera që të ndjehen mirë me lëkurën e tyre si dh eta marrin me pozitivitet ndryshimin në trupin e tyre./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...