Grimi paraqet një art në vete nëse dini të zgjedhni ngjyrën e duhur, sepse jo secila ngjyrë apo nuancë i përshtatet ngjyrës së syve. Shpresojmë se ky udhëzues do të lehtësojë zgjedhjen tuaj, ndërsa tutorialet me foto janë sugjerime për grim të ditës dhe natës, frymëzohuni dhe nxitni imagjinatën shtesë.
Rregulli i parë dhe kryesor gjatë blerjes së hijëzimeve është të mos bleni nuancën ashtu sikur të syve tuaj, sepse vizualisht do të “gëlltit” në vend që të theksojë sytë.
Rregulli i dytë është ti kushtoni vëmendje ngjyrave komplementare apo ngjyrave që shkojnë me njëra-tjetrën. Në ilustrimin në vijim do të gjeni ngjyrën që është e ngjashme me ngjyrën e syve tuaj, ndërsa në anën tjetër të rrethit do të gjeni atë komplementare që më së shumti i shkon syve tuaj.
Rregulli i tretë do të ishte kombinimi i hijëzimit blu e errët dhe ngjyrë argjendi, do të ishte i pagabueshëm nëse jeni të pasigurtë!
Rregulli i katërt është kombinimi i tre hijëzimeve për të arritur rezultate më të mira – hijëzimin e mesëm aplikoni nga qepallat deri në fund të kapakut të syrit, pastaj me brushë (ose me gisht) rregulloni skajet. Pasatj aplikoni laps të errët për të krijuar formën e syrit dhe më pas aplikoni hijëzimin e errët në skajet e kapakut të syrit. Në fund, hijëzimin e lehtë apo të çelët aplikojeni në mes të qepallës për ti dhënë efekt të freskët dhe për ta hapur syrin më shumë. Para aplikimit të hijëzimit, rreth kapakut të syrit vendosni një bazë të korrektorit.
Sy të kaltër
Nuancë e kaftë dhe si e ngjyrës së tullave, pastaj hijëzimet blu dhe vjollcë iu shkojnë më së miri ngjyrës së kaltër të syve! Gjithashtu, mund ti theksoni edhe me efektin “smokey eyes”- më pas me tone të errëta ngjyrë kafe, blu e errët ose krejtësisht e zezë. Ata që guxojnë me ngjyra mund të provojnë edhe nuancën tirkuize. Të ju kujtojmë se sytë e kaltër me eyeliner të zi shkojnë shumë mirë si kombinim!
Sy të gjelbër
Nuance vjollcë është veçanërisht e përshtatshme për sy të gjelbër. Përveç ngjyrës vjollcë, përpiquni të kombinoni edhe me tone të kafta ose ngjyrë ari, por edhe ngjyrë pjeshke delikate nëse dëshironi grim më pak të dukshëm.
Sy të kaftë
Tonet e ngrohta kafe janë padyshim mirënjohës për tu kombinuar – rozë e lehtë dhe nuancat ngjyrë shampanje, kafe, blu e errët ku kombinohet shumë mirë me ta. Por, edhe këtu kemi disa rregulla. Duhet të dini se tonet e lehta vizualisht rrisin sytë tuaj ndërsa hijëzimet dhe lapsat e errët japin efekt krejtsisht të kundërt.
Preferohet që gjatë grimit të rëndë, të shmangni hijëzimin e zi apo lapsin e tillë, nuanca kaltër e errët apo e kaftë jep efekt më të mirë. Nëse aplikoni laps të errët në tërë kapakun e syrit, në mënyrë vizuele do të mbyllni apo errësoni syrin, andaj tentoni të anashkaloni lyerjen e qosheve të brendshme të syrit! Për grim të thjeshtë për sytë kafe është e mjaftueshme nuanca pastel dhe dy shtresa të maskarës, ndërsa nëse përgatiteni në variantin festiv apo elegant shtoni edhe disa shtresa të grimit./kosovarja.ch/