Në Vietnamin e largët kishin lindur binjakë. Nuk ka asgjë për t’u habitur sepse të tillë lindin në mbarë botën, por këta binjakë kanë baballarë të ndryshëm, gjë që ndodhë shumë rrallë.
Kur dolën binjakët, tre prej prindërve kishin dyshuar se diçka e çuditshme po ndodhte, pasi vënë re dallimet e dukshme në pamjen e fëmijëve të lindur në të njejtën ditë nga e njejta nënë.
Binjakët, të cilët tani kanë dy vjet, janë dërguar për testimin e AND-së, pasi njëri ka flokët kaçurrel të trasha, ndërsa tjetri flokë të holla të drejta.
Rezultatet e testit të AND-së në Hanoi, megjithatë treguan se binjakët kanë të njejtën nënë, por baballarë të ndryshëm.
Burri i nënës (34) është babai i njërit nga binjakët por jo i të dyve. Ky është vetëm rasti i parë në Vietnam, dhe raste tjera të lindjes së binjakëve nga etër të ndryshëm , janë shumë të rralla në botë.
Që të ngjizen, është e nevojshme që nëna të ketë marrëdhënie seksuale dy herë me meshkuj të ndryshëm, në intervale të shkurtra.
Jetëgjatësia e qelizës vezë femërore është mes 12 deri 48 orë, ndërsa spermatozoidi mashkullor mund të mbijetojë nga 7 deri 10 ditë.
Ngjizja e këtyre binjakëve nga etër të ndryshëm, është e mundur vetëm gjatë këtyre periudhave.
Nuk dihet ende se si ka reaguar Vietnamezi kur ka kuptuar se gruaja e tij e ka mashtruar atë duke ngelur shtatzënë me një burrë tjetër./kosovarja.ch/