Mendoni që larja e rrobave në rrobalarëse detyra më e thjeshtë e shtëpisë? Gabim i rrezikshëm. Nëse llogarisni që rrobalarësja vetë do të ndizet, të lajë gjërat, t’i thajë, rrezikoni që rrobat t’i dëmtoni ose t’i lani jo mirë. Këto janë këshillat se si të lani rrobat në mënyrë të drejtë dhe efikase.
Makinën dhe pjesët e saj duhet që kohë pas kohe t’i pastroni
1. RROBALARËSJA E STËRMBUSHUR
Rrobalarëset e sotme janë më të mëdha se kurrë më parë. Nëse jeni në hamendje që të fusni vetëm edhe një gjë – mos e bëni.
Edhe rrobalarësja më e madhe i ka kufizimet e saja. Kur është e stërmbushur, uji dhe detergjenti nuk mund që të përzihen dhe të arrijnë tek të gjitha rrobat në kazan.
Rrobalarësja e stërmbushur do të rrudhë së tepërmi rrobat.
2. SASIA JOADEKUATE E DETERGJENTIT
Që të keni rezultatet më të mira, përcillni me përpikmëri udhëzimet në etiketat e rrobave, si dhe udhëzimet në paketimin e detergjentit.
Nëse rrobat janë shumë të përlyera, shtoni pak më shumë detergjent se sa sasia e rekomanduar.
3. GJITHMONË PROCESI DHE PROGRAM I NJEJTË
Nuk mundeni që të lani lloje të ndryshme të tekstilit dhe rrobave në program të njejtë. Ndërroni programin dhe përshtateni atë me nevojat tuaja.
Uji i ngrohtë dhe temperaturat e larta shumë lehtë lajnë njollat, kurse numri më i vogël i rrotullimeve më pak i rrudh ato.
4. NDALENI UJIN
Pas larjes së rrobave ndaleni ujin të cilin e merr makina përgjatë larjes. Në atë mënyrë do të parandaloni dëmtimin e këtij aparati shtëpiak, vërshimit të mundshëm si dhe riparimeve shtesë.
Foto: pixabay