Kur dikush dëshiron të humb peshë, më së shpeshti fillon dietën me konsumin e sallatave. Shumica e njerëzve që kanë mbajtur dietë, e dine se duhet t’i shmangen përdorimit të salcave kremoze për sallata, por gabimin e bëjnë të gjithë duke u përpjekur të hajnë më pak.
Georgina Brennan, autorja e librit “Salad of the Day”, thekson se përdorimi i tepruar i vaj ullirit paraqet një kurth kalorik gjatë përgatitjes së sallatave.
– Vaji i ullirit është aq i shijshëm saqë përdoret në të gjithë përbërësit – mund t’i skuqni specat me të, rrushi ruhet në të, ullinjtë etj. Ky është mashtrimi më i madh, pohon ajo.
Në vend që të përdorni produkte me bazë të vajit, Georgina këshillon gjëra tjera që zëvendësojnë vajin, ndërsa nuk e humbin fare shijen.
Në vend të konsumit të peshkut ton në vaj ulliri, mund të bleni atë të përgatitur me lëngun e saj, në vend që të tiganisni speca në vaj, mund t’i hani ato të freskët, në vend të ullinjve jeshil që kanë më shumë vaj, mund t’i konsumoni ullinjtë e zinj.
Përveç kësaj, ajo propozon që të përdorni domate të freskëta, fasule dhe tranguj të përzier të gjithë së bashku dhe sipër duke i vënë disa feta djathë.
– Nuk është patjetër të hidhni shumë djathë. Gjithçka duhet të jetë me masë, pa mos e tepruar – thekson ajo.
Gjatë përdorimit të salcave për sallata, rekomandohet të hidhet sasi shumë e vogël.
– Tek salcat mund të përdorni vaj ulliri, por ju vendosni se sa. Dhe, mos hidhni shumë salcë në sallatë duke e mbuluar atë, por thjeshtë spërkatni nga sipër sa për t’i dhënë shijen – këshillon ajo./kosovarja.ch/