1.4 C
Priština
More

    Çfarë ndodh kur kombinohen dy shenja të njejta të horoskopit: Gaforret janë kombinim perfekt, Luanët mezi mbijetojnë së bashku

    spot_imgspot_img

    Të argëtoheni me persona të të njejtës shenjë të horoskopit mund të jetë problematike. Tek ai mund të shihni pasqyrim tuajin, i vëreni të gjitha cilësitë dhe mangësitë që i posedoni. Për Gaforret thuhet se janë të përkryer, Ujorët mund të jenë miq të mirë, ndërsa sa i përket Luanëve, vështirë është t’i keni dy të tillë së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin.

    DASHI dhe DASHI

    Kjo mund të jetë një lidhje e vështirë. Të dy palët janë kokëfortë dhe i duan gjërat sipas mënyrës së tyre dhe gjithmonë fajësojnë personin tjetër kur është diçka në gabim. Në anën tjetër, të dy janë të apasionuar dhe dëshirojnë të argëtohen me njëri- tjetrin.

    DEMI dhe DEMI

    Demi është kokëfortë dhe i njëanshëm. Nëse të dy shikoni të njejtat gjëra, atëherë do të jetë në rregull. Por nëqoftëse jo, atëherë do duhet të dilni jashtë zones suaj të rehatisë për të funksionuar mirë, dhe kjo nuk është aspak e lehtë për asnjërin. Të dy jeni të apasionuar, kur është fjala për idetë dhe mendimet tuaja, nëse njëri është konservator dhe tjetri liberal, do të keni mjaft probleme. Sporti dhe kënaqësitë sensuale mund t’ju mbajnë së bashku.

    BINJAKËT dhe BINJAKËT

    Binjakët kurrë nuk lodhen nga njëri- tjetri, por në këtë lidhje ka shumë parregullsi. Njëri prej jush duhet të bëhet i qëndrueshëm apo stabil dhe të përkrah jetën familjare. Përndryshe rrezikoni të mbeteni gjatë së bashku. Por, të paktën të dy mund të flisni për çdo gjë dhe t’i gëzoheni jetës së larmishme sociale.

    GAFORRJA dhe GAFORRJA

    Ky është kombinimi më i mirë i këtyre personave të shenjës së njejtë. Ata të dy duan të kujdesen për njëri- tjetrin dhe shpenzojnë së bashku për shtëpinë. Kur të mësoni të toleroni ndryshimet e disponimit ndaj njëri- tjetrit, atëherë pika juaj më e dobët do të fillojë të gjykojë palën tjetër si prindi fëmijën, dhe kjo vërtetë ndikon shumë ngeativisht në jetën tuaj seksuale.

    LUANI dhe LUANI

    Ky kombinim është shumë i paqëndrueshëm. Të dy prej jush keni mevojë për më shumë vëmendje dhe acarroheni shumë nëse nuk e merrni atë. Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet të përpiqeni që partneri juaj të ndihet i veçantë. Pasionin e keni në nivel shumë të lartë, gjë që është e përkryer për seks, por duhet të kujdeseni që mos të thoni apo bëni diçka që do t’ju çojë në konflikte dhe të ndihmojë në përçrjen e lidhjes.

    VIRGJËRESHA dhe VIRGJËRESHA

    Nëse jeni të dy të angazhuar për qëllime më të larta dedikuar njerëzorës, atëherë jeni në drejtim të përkryer për njëri- tjetrin. Vetëm mos u mundoni që të përmirësoni personin tjetër dhe të kritikoni sjelljen e tij, sepse kjo e dëmton pasionin tuaj. Lidhjet që analizohen tejmase mund të jenë një problem i madh. Gjeni diçka që ju pëlqen të dyve dhe angazhohuni së bashku.

    PESHORJA dhe PESHORJA

    Ky mund të jetë një kombinim i mirë. Të dy jeni të fokusuar në kënaqësinë e njëri tjetrit dhe përpiqeni të mbani ekuilibrin. Por ekziston rreziku të bëheni vëzhgues sipërfaqësor i lidhjes suaj – të shikoni sipërfaqësisht dashurinë tuaj dhe të injoroni dallimet. Ndonjëherë duhet të prishni paqen dhe të arrini potencialin së bashku.

    AKREPI dhe AKREPI

    Pasioni, intriga, rreziku – dy Akrepa i kanë të gjitha këto. Dhe kjo mund të jetë shumë. Besimi është factor kyç në këtë kombinim dhe ju mban së bashku. Nëse njëri nga partneri është i dyshimtë dhe xheloz, mund të jeni në terren jo shumë stabil. Është e rëndësishme që të ndani së bashku ndjenjat më të bukura, por jo edhe të ngulfatni njëri- tjetrin.

    SHIGJETARI dhe SHIGJETARI

    Kjo ështënjë përzierje interesante. Të dy prej jush jeni gjithmonë në disponim të mirë në aktivitetet të ndryshme që i gëzoheni së bashku. Qëndrimi juaj I forte mund të çojë në argumente serioze, por kjo nuk do t’ju shqetësojë. Lidhja e thellë që keni mund t’ju mbajë së bashku.

    BRICJAPI dhe BRICJAPI

    Mund të mendoni se kjo nuk është një lidhje romantike për shkak të Bricjapit kokëfortë. Por, natyra juaj praktike ju bën që të vlerësoni njëri- tjetrin dhe t’i shmangni iluzionet. Në këtë lidhje, ju mund të jeni vetvetja.

    UJORI dhe UJORI

    Ujorët janë shumë tolerantë dhe ju mund të bëheni miq shumë të mirë. Ndërsa në aspektin e dashurisë nuk është se jeni edhe shumë në nivel emocional. Për të zgjuar pasionin të dy duhet të ndjeheni rehat në zonën tuaj.

    PESHQIT dhe PESHQIT

    Të dy prej jush jeni ëndërrimtar dhe kjo funksionon kundër jsuh. Dy Peshq lehtë mund të notojnë së bashku nga dashuria e ëndërrave tuaja, por duke harruar realitetin që i ndjek nga pas. ju ndjeheni të relaksuar, por duhet dikush nga ju të shqetësohet për palën tjetër, me qëllim që lidhja të mbijetojë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...