0.4 C
Priština
More

    10 arsyet pse jeni vazhdimisht të lodhur

    spot_imgspot_img

    Bëni gjumë të mjaftueshëm dhe prap jeni të lodhura? Përpara se të gjeni fajtorin tek mënyra e shpejtë e jetesës dhe obligimet e shumta, njihuni me shkaktarët tipik të lodhjes kronike.

    1. Mungesa e gjumit

    Shumë njerëz vuajnë përkohësisht nga pagjumësia, gjë që çrregullon ciklin e gjumit dhe proceset regjeneruese që ndodhin gjatë natës. Nevoja për gjumë dallon sipas moshës, shembull: foshnjet kanë nevojë për 16 orë gjumë, adoleshentët rreth 9 ndërsa të rriturit mes 7 dhe 8 orë. Disave u mjaftojnë edhe 5 ndërsa ca tjerë e kanë patjetër 10 orë gjumë.

    1. Mungesa e ushqimit

    Të ushqyerit joadekuat – mungesa e ushqimit apo përzgjedhja e keqe e të ushqyerit – mund të krijojnë problem organik. Nëse filloni ditën me ëmbëlsirë atëherë niveli i sheqerit në gjak do të ngrihet shpejtë lart dhe do të bjerë shpejt poshtë, nga çka do të ndjeheni të dobësuara. Prandaj është mirë të hani shëndetshëm, kombinim të proteinave dhe karbo-hidrateve komplekse – shembull: vezë dhe tost.

    1. Anemia

    Anemia zakonisht shfaqet tek femrat gjatë periudhës së menopauzës, mirëpo edhe tek ato që janë të afta për riprodhim nëse kanë derdhje të madhe gjatë menstruacioneve. Meshkujt vuajnë më pak nga kjo dukuri. Terapia varet nga shkaktari i kësaj dukurie, gjithsesi duhet konsumuar ushqime që përmbajnë hekur apo të merrni suplemente.

    1. Puna e ngadalësuar e gjëndrrës tiroide

    Kjo gjëndërr me tajitje të brendshme e ndodhur në fyt, kontrollon metabolizmin- shpejtësinë se si organizmi shëndrron ushqimin në energji. Funksionimi i dobët i saj ngadalëson metabolizmin me çka ndjeheni të lodhura dhe keni rritje në peshë.

    1. Sindromi i lodhjes kronike

    Nëse lodhja është e përditshme dhe zgjatë deri në 6 muaj, dhe është e theksuar aq saqë nuk mund të kryeni obligimet e përditshmërisë – atëherë keni mundësi reale që të vuani nga lodhja kronike. Ushtrimet fizike, ndryshimi i shprehive dhe përmirësimi i kualitetit të gjumit mund t`ju ndihmojnë që ta tejkaloni këtë dukuri.

    1. Pengesa në gjumin e natës

    Ndërprerjet afatshkurtëra të frymëmarrjes gjatë natës çrregullojnë ritmin normal të gjumit. Edhepse keni bërë kohë të mjaftueshme në gjumë prap ndjeheni të lodhura. Kjo situatë zakonisht paraqitet tek meshkujt që pinë alkool dhe duhan.

    1. Jotoleranca ndaj ushqimit

    Nëse ndjeheni të rraskapitura pas konsumimit të ndonjë ushqimi, atëherë ekziston mundësia të jeni jotolerante ndaj atij ushqimi. Në rast të sëmundjes celiake, konsumimi i glutenit mund të shkaktojë reagim të furishëm të organizmit.

    1. Diabeti

    Për dallim prej njerëzve të shëndoshë tek të cilët sheqeri shndërrohet në energji, tek diabetikët mbahet në gjak. Pasojë e kësaj është mungesa e energjisë edhe pas konsumiit të ushqimit. Një nga simptomat tipike të diabetit të padiagnostifikuar është lodhja ekstreme.

    1. Probleme të zemrës

    Kur aktivitetet e përditshme, sikur ngritja në shkallë apo pastrimi i shtëpisë, ju lodhin tej mase atëherë mund të keni problem me punën e zemrës. Lodhja në këto raste është indikator i hershëm i sëmundjeve të zemrës.

    1. Depresioni

    Depresioni nuk shkakton vetëm çrregullime psiqike por edhe fizike. Lodhje e përgjithsme, humbja e apetitit dhe kokëdhembjet janë tregues të depresionit. Nëse jeni në këtë gjendje më tepër se dy javë atëherë drejtohuni tek mjeku.

    Ndonjëherë shkaktarët e lodhjes mund të jenë të zakonshëm. Obligimet e shumta, kujdesi ndaj fëmijëve, teprica apo pakica e kilogramëve, gjithë këto ndikojnë në nivelin e energjisë që keni. Megjithatë është mirë të eliminohet çdo shkas medicinal për lodhjen e shprehur apo që zgjat një kohë, sepse mund të jetë paralajmëruese e ndonjë sëmundjeje të fshehur./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...