-0.3 C
Priština
More

    Mënyrat si të harxhoni kalori pa ushtruar

    spot_imgspot_img

    Neve na pëlqen palestra mirëpo kjo nuk do të thotë se vetëm atje duhet harxhuar kaloritë, mund të harxhoni kalori pa e vërejtur fare.  Një nga fshehtësitë për të qëndruar në formë janë ushtrimet e vogla gjatë ditës, që nuk janë sikur ushtrimet e rregullta por prap djegin kaloritë e tepruara. Kjo nuk do të thotë të lëni anash palestrën por ju tregon se ushtrimet e vogla janë një përmirësues i shëndetit tuaj, të cilin pasi e bëni përditshmëri nuk e vëreni fare.

    Varësisht prej rrethanave, disa prej këtyre ideve nuk do ju pëlqejnë andaj zgjidhni të duhurën.

    Bëni fitnes nga vetëdijësimi

    E lëmë këtë të parën sepse motoja e këtij prioriteti ka si qëllim ushtrimet. Nëse jeni të vetëdijshëm për beneficionet e ushtrimeve fizike, sigurisht që do arrini të kontrolloni kaloritë.

    Ngjitni shkallët.

    Pranojeni se nga fillimi e keni ditur se kjo do të jetë njëra nga mënyrat, posaçërisht nëse punoni në ambient të mbyllur. Një person që peshon rreth 70 kg, do të humb 150 kalori nëse zgjedh shkallët.

    Përdorni shkallët lëvizëse për mirë

    Derisa jeni në shkallë lëvizëse, mund të ngjiteni në ndërkohë. Ashtu edhe arrini më shpejtë, edhe keni humbur ca kalori.

    Ngrituni , rrini në këmbë dhe filloni të ecni.

    Këto ditë kalojmë shumë kohë të ulur mbi prapanicë: në zyrë, para TV-së ose para kompjuterit. Në këtë rast një ushtrim i vetëm nuk ka aspak efekt në ditën tuaj 24 orëshe. Ngritja në këmbë ju ndihmon në qarkullimin e gjakut, mirëpo levizja brenda zyrës harxhon 3- 5 herë, kalori tepër.

    Loja me ngacmime mes shokëve

    Nëse ngacmoheni në punë me kolegët keni mundësi të humbisni 350 kalori dhe do të rrini 150 minuta ulur më pak.

    Ecni apo shkoni me biçikletë deri në punë

    Do të mund të mbani kaloritë nën kontroll në të nejtën kohë që kontriboni për një botë më të pastër. Nëse jeni shfrytëzues i transportit publik, mund të zgjoheni më herët dhe të ecni pjesën tjetër të rrugës.

    Bëni fshehurazi ca ushtrime

    Bëhuni gati të dukeni qesharak, dhe tentoni që të bëni pompa, ushtrime barku apo ngritje me karrikë etj.

    Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj

    Apo edhe me kafshët shtëpiake në vend të tyre, nëse i keni të dyja atëherë harxhoni dyfishin e kalorive.

    Bëhuni aktiv gjatë drekës

    Shumica e njerëzve që janë në orar të punës 8 orësh mund t`ia lejojnë vetes  një ushtrim prej 30-45 minutash.

    Aktivizohuni në punët shtëpiake

    Bëhuni entuziaste sepse lëvizjet përgjatë punëve të amvisërisë mund të ju djegin kaloritë. Shikoni ato si një gjë të hareshme sepse jeni më në formë ashtu…

    Ushtroni këmbët përderisa lani dhëmbët

    Ushtroni këmbët gjatë fërkimit të dhëmbëve me fur­çë, duke bërë ulje të rregullta deri në gjunj.

    Përdorni kohën e reklamave

    Së pari, në qoftë se duhet të shikoni TV atëherë nuk është patjetër të rrini shtrirë mbi divan. Të paktën kur janë reklamat, përdorni pauzën të bëni ca lëvizje.

    Këto janë disa nga mënyrat e mundshme për të djegur kaloritë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...