2.2 C
Priština
More

    Ja 10 këshilla si të ngelni shtatzënë me lehtësi dhe shpejtë

    spot_imgspot_img

    Shumë fema vuajnë për mos aftësinë e ngeljes shtatzënë. Këtu po ju paraqesim 10 këshilla që ju ndihmojnë për të mbetur shtatzënë:

    Këshilla 1 – Dieta dhe mënyra e të ushqyerit

    Një dietë e emirë ekuilibruar ju ndihmon të keni një system të shëndetshëm riprodhues për tu përgatitur për shtatzëni.

    Ushqimet alkaline mund të rrisin shanset për riprodhim. Shembuj të ushqimeve alkaline janë: bizele, mashurka dhe qumësht.

    Ushqimet acidike mund të rrisin aciditetin në mukusin cervical dhe të asgjësojnë spermën. Shmangni ushqimet acidike të tilla si: mish ii kuq dhe çaji.

    Këshilla 2: Suplementet

    Shtoni suplemente me multivitamina në dietën tuaj të përditshme, nëqoftëse planifikoni të mbeteni me barrë. Këto shtesa duhet të përmbajnë acid folik, i cili nuk lejon defekte nervore të lindjes siç është spina bifida. Vazhdoni me konsumin e suplementeve edhe gjatë shtatzënisë që të siguroheni se i keni të gjitha vitaminat dhe ushqyesit e nevojshëm.

    Këshilla 3: Bëni kontrolle mjekësore

    Nëse jeni duke planifikuar që të mbetni shtatzënë, bëni kontrolle mjekësore që të zbuloni për ndonjë problem të mundshëm shëndetësor. Nëse keni nevojë të merrni ndonjë ilaç, mund të diskutoni me mjekun që të siguroheni se barnat nuk ndikojnë në mbetjen shtatzënë.

    Këshilla 4: Kryeni marrëdhënie të rregullta seksuale

    Ju do të rrisni shanset për ngeljen shtatzënë, duke kryer marrëdhënie të shpeshta dhe të rregullta. Nëse keni marrëdhënie të rregullta çdo ditë, atëherë ju nuk duhet të ndjekni ovulacionin tuaj. Mundohuni që ta shijoni sa më shumë seksin, në mënyrë që mos të ju bëhet si obligim rutinor.

    Këshilla 5: Shqyrtoni pozicionet e duhura

    Disa besojnë se pozicioni i duhur gjatë aktit seksual mund të rrisë gjasat për një test pozitiv të shtatzënisë. Pozicioni misionar mendohet se e vë spermën më afër qafës së mitrës, duke e bërë udhëtimin drejt fekondimit të lehtë. Nuk ka studime shkencore që vërtetojnë këtë fakt, por kjo nuk dëmton aspak shanset tuaja për të provuar këto pozicione.

    Këshilla 6: Mësoni ciklin tuaj

    Një nga faktorët kryesor për përpjekjen e ngeljes shtatzënë është të studioni ciklin tuaj menstrual. Ju mund të humbisni shansin tuaj për t’u konceptuar nëse provoni në kohë të gabuar. Mbani edhe temperaturën ideale duke përdorur një termometër, mbajtja e temperaturës bazike trupore është një nga teknikat më të provuara si të ngelni shtatzënë.

    Këshilla 7: Bëjeni përpjekjen më të lehtë

    Zona vaginale nuk është edhe aq miqësore me spermën, gjë që e bën më të vështirë rrugëtimin që çiftet të konceptohen. Ju mund të rrisni shanset tuaja që të ngelni shtatzënë shpejtë duke e bërë zonën vaginale më të hapur ndaj spermës. Spreje vaginale, dushe si dhe tampone aromatike,këto vetëm se e vështirësojnë procesin e shtatzënisë duke e bërë edhe më armiqësor kontaktin me spermën. Gjithashtu shmangni lubrifikantet artificial gjatë konceptimit. Nëse keni nevojë për ndonjë lubrifikant, bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me ndonjë opsion që nuk do të dëmtojë spermatozoidët.

    Këshilla 8: Shmangni kafeinën, duhanin, alkoholin dhe drogat

    Shumë studime kanë treguar se kafeina ndikon në mos fekondim tek femrat dhe në dobësimin apo lëvizshmërinë e duhur të spermës. Shmangni ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë si: kafe, çaj të zi dhe çokollatë. Ndaloni konsumin e alkoholit, pirjen e duhanit si dhe marrjen e drogave ilegale. Këto vese të këqija gjithashtu rrisin rrezikun a grave për anomaly gjenetike dhe aborte. Nuk ia vlen të rrezikoni me gjëra të tilla!

    Këshilla 9: Ushtroni dhe mbani peshë të shëndetshme trupore

    Ushtrimet e rregullta dhe pasha e shëndetshme trupore, padyshim mund të rrisë gjasat për pjellori. Ushtrimet mund të ju ndihmojnë të djegni dhjamin e tepërt dhe të mbani hormone të balancuara. Femrat me yndyrë të lartë trupore, kanë nivel të lartë të estrogjenit, të cilat rezultojnë në ovulacion të parregullt apo fare ovulacion. Nga ana tjetër, edhe stërvitjet e tepërta munduese dhe humbja e peshës, mund të shkaktojë mungesë ekuilibri hormonal si dhe infertilitet.

    Këshilla 10: Kënaquni me veten

    Sa më shumë gjallëri në intimitet dhe sa më pak të stresuar të jeni, aq më shumë do të keni sukses në shtatzëni. Stresi mund të dëmtojë ciklet tuaja si dhe ovulacionin.

    Mbetja shtatzënë nuk është edhe aq e thjeshtë për shumicën e njerëzve, ka aq shumë faktorë sa mund të ndikojnë negativisht. Shpresojmë se këto këshilla janë sadopak të vlefshme për të provuar konceptimin tuaj drejt lindjes se nje foshnje të shëndetshme.
    /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...