1.7 C
Priština
More

    Preparatet natyrore për gjakderdhjen nga hunda

    spot_imgspot_img

    Rrjedhja e gjakut nga hunda ka tendencë të paraqitet në momente të papritura, dhe gjaku i paparashikuar në fytyrën tuaj mund të jetë turpëruese por edhe shqetësuese, veçanërisht kur gjatë pastrimit me faculetë, një sasi shumë e vogël e gjakut mund të duket sikur me litra. Mos u frikësoni. Zakonisht ju mund ta ndalni gjakderdhjen nga hunda – dhe të shpëtoni nga kjo situatë për vetëm pak minuta.

    Po ju paraqesim disa mënyra efektive si ta bëni atë.

    1. Ilaçi më i thjeshtë për rrjedhjen e gjakut nga hunda është kura me vet duart tuaja. Uluni drejtë me kokën pak te përpara (me qëllim për të mbajtur gjakun të rrjedh poshtë fytit). Pastaj kapni apo pickoni pjesën e butë të hundës si dhe shtypni fortë në drejtim të fytyrës suaj. Mbajeni këtë pozicion për të paktën 10 minuta.
    2. Jeni lodhur nga shtypja dhe pickimi? Përdorni  një kapëse rrobash (shtipalkë)
    3. Ende keni rrjedhje të gjakut nga hunda? Përdorni ndonjë faculetë apo fashë për pastrim

    Ngjiteni faculetën apo fashën në mes mishrave të dhëmbëve si dhe në buzën e sipërme në mes apo nën hundën tuaj. Lëreni atë për 5 deri 10 minuta. Fasha jep presion mbi enët e gjakut që shkaktojnë rrjedhjen e gjakut në hundën tuaj. Ka verzione të ndryshme të këtij preparati natyror – derdhja e uthullës apo e limonit në faculetë ose fashë, vendosjen e një monedhe ose një pulle të rrafshtë nën dhe mbi buzën e epërme në vend të faculetës.

    1. Aplikoni një sasi të akullit përgjatë vrimës së hundës ku rrjedh gjaku.

    Ftohti i ngushton enët e gjakut në hundë për të ngadalësuar rrjedhjen e gjakut.

    1. Nëse ende nuk ndalon gjakderdhja, atëherë nuhatni ndonjë sprej për hundë.

    Ashtu sikur akulli, edhe spreji ngushton enët e gjakut në hundë duke ngadalësuar rrjedhjen e saj.

    Fuqia e parandalimit

    • Nëse doni të shmangni rrjedhjen e gjakut, mbani membranat me lagështi duke pirë 8 gota ujë në ditë (250 ml). Jeni të hidratuar mirë vetëm atëherë kur përmbajtja e urinës suaj është e zbehtë dhe jo e errët.
    • Mos e teproni me ajrin e kondicionuar. Ky e than ajrin shumë, duke ju bërë më të prirur për gjakderdhje në hundë.
    • Gjatë dimrit, shtoni lagështi në ambientet e mbyllura.
    • Lyeni brendësinë e vrimave të hundës me vazelinë, ose spërkatni ato me sprej (të kripur) për hundë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të mbani hundën me lagështi. Kjo teknikë është e dobishme nëse jeni në ndonjë fluturim aeroplani, nëse sapo keni tejkaluar ndonjë infeksion të sinusit apo ndonjë ftohje, ose edhe nëse jetoni në ndonjë vend me klimë shumë të thatë.
    • Kontrolloni konsumin e aspirinës. Aspirina mund të ndërhyjë në koagulimin e gjakut dhe sigurisht që nuk është gjë e mirë nëqoftëse keni përdorim të shpeshtë.
    • Nëse keni alergji të hundës, trajtoni atë mënjëherë. Si rezultat i irritimit konstant të shkaktuar nga alergenët si dhe dëmi i bërë nga fryerja e hundës, membranat e saj marrin rrahje të vërtetë gjatë reaksioneve alergjike.
    • Nëse shpesh keni probleme me gjakderdhjen në hundë, merrni 1000 deri 1200 mg vitaminë C, çdo ditë për të ndihmuar në parandalimin e tyre. Vitamina C ndihmon në forcimin e mureve të kapilareve dhe gjithashtu paraqet komponentë vitale të kolagjenit , substancë që i jep hundës lagështi dhe mbrojtje. Së bashku me vitaminën C, merrni 500 mg çdo ditë bioflavonoid suplemente të tilla si ekstrakt i farës së rrushit, ekstrakt i lëvorës së pishave, Pycnogenol, ose proanthocyanins. Flavonoidet janë të njohura për kurimin e kapilareve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...