Nuk duhet të jeni shkencëtar të kuptoni se kur lëvizni – harxhoni kalori, dhe kur jeni ulur para kompjuterit – nuk harxhoni. Por kërkimet shkencore tregojnë se ulja me orë para kompjuterit mund të shkaktojë dëme të tmerrshme fiziologjike përtej ekuacionit të kalorive brenda-jashtë.
“Trupi juaj nuk është bërë për të ndenjur ulur” thotë një endokrinolog dhe avokat me punë ditore në tavolinë. Kur uleni për një kohë të gjatë, receptorët në muskujt nuk janë aktivë andaj shkaktojnë pjesë të trupit të ndryshojnë pozitën dhe të bëhen më rezistente ndaj insulinës, gjë që shkakton sheqerin në gjak dhe rritjen e nivelit të triglicerideve. Shkakton metabolizmin tuaj të bie me çka e bën të pashmangshme shtimin e peshës. Studimet tregojnë se koha e kaluar ulur është e lidhur me rënien e shëndetit duke përfshirë sëmundje si: diabeti tipi 2, sëmundje kardiovaskulare, tension i lartë i gjakut, dhimbje shpine dhe depresion.
Nëse mendoni se me ushtrime 1 orë në ditë mund ta pengoni këtë gjë, gaboheni. Duhet të krijoni shprehi në çdo 15 minuta të ecni deri tek zyra e kolegut tuaj, mbani në mend se nëse jeni ulur më tepër se një orë, atëherë kjo do të thotë se jeni ulur një kohë të gjatë.
Nevoja për të ngrënë diçka shpesh është iluzion i trurit që të mendoni se jeni të uritur sepse trurit i duhet shpërqëndrim. “Ushqimi shpesh është diçka që na ndihmon përgjatë sfidave të punës”- thotë Ch. Pesller, nutricionist nga Nju Jorku. Mund të jeni edhe të etur. “ Hidratimi e mban trurin të fokusuar dhe vë brenda sistemit diçka që ta kuptojë se nuk i nevojitet ushqim”- thotë ai.
Por puna në zyrë nuk duhet të jetë aq e “palëvizshme”. Mund të bëni ushtrime të thjeshta, të ecni rreth zyrës apo të ecni në “shëtitje” të paktën 1 milje në ditë. Bëni mirë të zhvendosni vend-takimet më larg, nëse doni të bini në peshë./kosovarja.ch/