3.7 C
Priština
More

    Vajza ime mendon se më e rëndësishme është bukuria se mençuria e saj

    spot_imgspot_img

    Kjo gjë ndodhi në një vizitë rutinë të vajzës sime 3 vjeçe në tualet përderisa bëja grimin, kur mu afrua dhe më tha: “Mami, është më me rëndësi të jesh e bukur se sa të jesh e mençur”. E tha me pasion dhe me plot bindje, sikurse për atë kjo të jetë e tërë e vërteta.

    Mbeta komplet e shokuar, ia arrita disi t`i përgjigjem se më e rëndësishme është e kundërta e asaj që posa më tha, bukuria venitet ndërsa mençuria të dërgon në vende të paarritshme.

    Natën vonë i thash tim shoqit për këtë ngjarje dhe ai buzëqeshi, unë tmerrohesha çdoherë që e mendoja, si është e mundur një fëmijë aq i vogël të kuptojë se në botën dhe shoqërinë ku jetojmë njeriu vlerësohet nga pamja e jashtme.

    Dëshiroja që fëmija im të jetë e edukuar që të ketë vetëbesim dhe që e vlerëson intelegjencën e vet. Princesha jonë që në moshë 2 vjeçe tregonte shenja se dëshiron të pispilloset, gjë që nuk mundja ta ndryshoj, e fajësoja televizionin, mendoja se është vetëm një fazë, e kuptoja se të gjitha vogëlushet dëshirojnë të bëhen princesha.

    Mirëpo pasi e bëri atë proklamim, fillova t`i marr gjërat me seriozitetin e plotë.

    E kuptoja se të gjithë njerëzit që takonim ia vërtetonin asaj teorinë se bukuria është më e rëndësishme, duke e thirrur princeshë apo duke i dhënë komplimente për veshjen. Fillova të analizoj edhe veprimet e mia, se si mund të ndikoj unë tek fëmija im ndërsa mund të mos jem e vetëdijshme fare.

    Mendoja se unë e kisha krijuar këtë “monstër” brenda saj, nuk mundja të pushoj së menduari për të ardhmen, në çfarë mund të shëndrrohet ajo kur të bëhet adoleshente?

    Mendoja se do të mund të përmirësoja gjërat, ndalova ta komplimentoj për bukurinë dhe fillova ti jap lavdërata për talentet e saja, pasiqë ajo ishte shumë e zgjuar dhe komunikative. Unë mundem të kontrolloj veprimet e mia por jo edhe ato të shoqërisë, prap kur ndodheshim jashtë, komplimentet që merrte nga nejrëzit kishin të bëjnë me paraqitje ne saj fizike.

    Vajza ime më vështron tërë kohën dhe mëson nga veprimet e mia, dëshiroj që ajo të zhvillohet në një person me vetëbesim dhe që është e mençur, që mund të ndjekë ëndrrat e saja. Dëshiroj që unë të jem modeli i saj si dhe udhërrëfyesja e saj, dëshiroj që ajo të kuptojë rëndësinë e të qenit e mençur dhe të vlerësojë këtë fakt para bukurisë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...