-0.4 C
Priština
More

    Çfarë vërejnë meshkujt tek ju në momentin e parë

    spot_imgspot_img

    Duke u bazuar në femrat e magazinave për meshkuj do të mendonit që meshkujt një qind për qind janë të përqendruar në ‘pjesën e pasme’. Por shiko zbulimin! Vërejnë ata shumë më shumë se sa mendojnë femrat. Ndërsa gjërat që iu bien në sy, mund të jenë shumë befasuese. ‘Jo vetëm që vërejnë imtësi, por këtë e bëjnë shumë shpejt’, tregojnë ekspertët. Incizojnë detaje suptile si ngjyrën e zërit dhe si me nervozë e qëroni etiketën nga shishja e birrës. Vërejnë edhe formën e takave tuaja! Ajo që shohin nganjëherë u pëlqen, e nganjëherë imtësitë i ftohin nga ju.

    Me siguri nuk jeni e vetëdijshme se si rregullimi që juve ju vjen natyrshëm di të ndezë një mashkull. Për këtë Cosmo i është lutur disa meshkujve për të zbuluar se çfarë vërejnë më së pari tek një femër- dhe çka nga ato i irriton. Kur të kuptoni çfarë ju pëlqen, do të mundeni maksimalisht ta përdorni.

    E ndryshme

    Për femrat me sjellje të parashikueshme askush nuk sillet, por disa proteza interesante dinë të gudulisin kureshtjen e meshkujve. Ja për çfarë flasim: “E para që e vërej: Çfarëdo që është jo e zakonshme. A është duke pirë birrë në podrum të verës, a dëfrehet si e vetmja femër në shoqëri meshkujsh…”ka zbuluar John (29). Këto gjëra të intrigojnë ta njohësh.

    Stili më i egër

    “Femra më duket më tërheqëse nëse nuk mban gardërobë konfeksioni, por kësaj i shton edhe diçka extra”, ka thënë Tom (31). “Kjo më flet për kreativitetin dhe individualitetin e saj”

    Me vetëbesim e shëtit dekollten

    ‘Ja çfarë nuk më ndez – kur femra mban dekolte të hapur, dhe gjithë kohës e ngrit bluzën që ta fsheh gjoksin, sepse sigurisht nuk ndihet rehat”, ka thënë Jeremy (30). Nëse keni fshehur diçka të hapur, mos e shpenzoni asnjë sekondë duke u brengosur a duhet atë ta mbani. Duhet t’i vishni!

    Pjesa përmbi gjoks

    “Totalisht më çmendin klavikulat seksi”, e pranon Terry (26). “Kjo është pjesa më mahnitëse, më delikate, më poetike e trupit të femrës”. “Kush kishte thënë që bluza e cila zbulon klavikulën mund t’ia marrë mendtë një mashkulli?”

    Buzët tuaja

    “Para disa netësh kam shtangur në një femër vetëm se duke ndenjur në një bar dhe duke lexuar një magazinë, e kafshonte buzën e poshtme”, ka thënë Bill (20). “I dua këto proteza seksi të pa qëllimshëm.” Ndoshta ajo rastësisht ka pasur shumë buzë seksi…por, me siguri më seksi ka qenë që luante me to. Për meshkuj kjo nuk është asnjëherë mjaft, sepse i kujton disa vende tjera të buta e të lagështa.

    Entuziazmi i shfrenuar

    “Nga dita e parë kam luajtur mendsh për Jessica”, tregon George (27). “Është dukur si vajzë e punësuar me rroba e pune e konservative, por e gjitha lulëzonte derisa luante bilardo dhe bërtiste sa herë e fuste topin. Aq bukur ia ka kaluar sa që ajo ka qenë e jashtëzakonshme.” Nuk keni nevojë të dini mirë të luani bilardo- ajo që ju bën të dukeni tërheqëse është që tregoni se dini të argëtoheni.

    Pasion i plotë për ushqim

    ‘Bashkëshortja ime është shef i kuzhinës dhe kur jemi njoftuar, përkatësisht mënyra se si ka folur për ushqim më ka treguar sa senzuale është”, kujtohet John (31). “Kemi qenë në darkë. Ajo i ka mbyllur sytë dhe e ka përshkruar teksturën e shijshme të ushqimit. Është dukur sikur ta shikoja derisa përjeton orgazëm”.

    Flokë me aromë hyjnore

    “Asgjë më bukur se sa era fenomenale e flokëve të posalara”, thotë Silvester (22). Nëse në kalim ia ndjejë një femre aromën e mirë të flokëve, i jap kompliment.” Shkencëtarisht e vërtetuar: kërkimet vërtetojnë që aromat si ajo e vaniljes ia rrisin meshkujve shtypjen e gjakut ndërmjet këmbëve. Por edhe peperminti është e vërtetuar që rrit dëshirën.

    E ecura seksi

    “Nëse femra ka qëndrim seksi, kjo tregon se di si ta mbajë trupin e vet”, mendon Peter (24). Që ecja juaj të bie në sy, dëgjoni këshillat e Konora Kenedi e cila jep instruksione manekineve  të Elite Models – në Nju Jork: “Manekineve iu themi që në kokë le ta sjellin ndonjë melodi seksi e cila do t’i përputhet me hapat.”

    Makiazh diskret

    “Me të vërtet më irriton nëse femra ka shumë makiazh”, thotë Nicolas (26). “Por më mirë është nëse ka ndonjë shkëlqyes të butë në buzë dhe maskara se sa të jetë totalisht e pa lyer”. Makiazhi diskret duket femëror, sepse tregon që femra kujdeset për dukjen e saj. “Makiazhistët e MaxFactor- rekomandojnë: ‘pak korrektor në dukje të kremit nën sy, maskara, shkëlqim për buzë dhe pak të kuq për faqe për t’i dhënë fytyrës ngjyrë.”

    Shikimi në sy

    “Totalisht më duket kot kur femra nuk më shikon në sy”, ka thënë Itan (27). Nuk them që duhet të më zhvesh me shikim, por dëshiroj të ndjejë që është aty dhe po komunikon me mua”. Ekspertët theksojnë që edhe mashkullit në anën tjetër të hapësirës do t’ia bëni me dije se ju intereson nëse e mbani shikimin në te ndonjë sekondë më shumë se sa është e natyrshme.

    Tatuazhet

    “Tatuazhet gjithmonë më bien në sy”, ka thënë Mike (25). “Femra e cila ka lejuar që një tip i djersitur t’ia shpojë lëkurën me gjilpërë është definitivisht në fazon më të zjarrtë.” “Tatuazhi tregon që i doni eksitimet, që për meshkuj është shumë tërheqëse”, shpjegojnë sociologët.

    Zëri i pashmangshën

    ‘Më ka ndodhur të verbohem në femra të cilat nuk janë të bukura sipas kanuneve klasike, por më kanë magjepsur me zërin e tyre prej kadifeje”, zbulon Adrian (29). Si kështu thjeshtë zëri intrigon mashkullin? “Ndryshimi më i madh që mund ta arrini pa asnjë ushtrim është të flisni më ngadalë”, thonë ekspertët. Nëse flisni shpejt, zëri ju bëhet më i lartë dhe fërshërimë, e nëse e ngadalësoni ai do të jetë më i thellë dhe më senzual”.

    Xhinse të ngushta

    “Nëse xhinset bash i varen, menjëherë e di që nuk jam i interesuar”, ka thënë Stiven (26 ). “Për mua ato që mbajnë xhinse më të gjëra më duken si femra që derisa bëjmë seks nuk lënë ta mbajmë dritën e ndezur.”, dhe vazhdon. “prapanica e femrave në xhinse të ngushta është dukje e këndshme dhe të cilën e vërejmë.”

    Pak lëkurë të ekspozuar, gjithashtu

    “E dashura ime në një dasmë të miqve është vërejtur nga të tjerët për stilin e sofistikuar dhe seksipil” tregon Marvel (32). “Ka pasu fustan të gjatë, por me prerje mbrapa, kështuqë të gjithë shpinën e ka pasur të hapur, ndërsa gjoksin totalisht të mbuluar. Është dukur ultra seksi”

    Buzëqeshja që nuk hiqet nga fytyra

    “Në një ndejë e kam njoftuar një vajzë e cila sa herë që e shikoja qeshej. Nuk ka qenë kjo buzëqeshje artificiale si e psikopatëve – por e thjeshtë dhe e bukur, buzëqeshje e ëmbël, të cilës i falënderohem për ndjenjën e këndshme që ma ka ofruar, si ta kishte thjesht shumë këndshëm që është me mua”, ka thënë Brad (25)./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...