5.5 C
Priština
More

    Ndihma e parë në plazh: Meduzat, iriqët, merimangat …

    spot_imgspot_img

    Nëse ju djeg meduza, do të ndihmojë shpërlarja me ujë deti dhe uthull, kurse tek djegiet e forta si dhe pickimi i peshkut merimangë kërkoni ndihmën e mjekut. Gjëmbat e iriqit nxirrni me ndihmën e një gjilpëre.

    Fatkeqësitë gjatë larjes mund ta prishin pushimin vjetor, kështu që gjatë hyrjes në ujë është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm, theksojnë mjekët. Gabimi më i shpeshtë është hyrja shumë e shpejtë në det, liqen apo pishinë, veçanërisht gjatë hedhjes me kokë apo pas shtrirjes së gjatë në diell. Për shkak të dallimeve të temperaturës mund të vijë deri te “shokimi” i trupit, i cili tek personat me sëmundje të zemrës apo kronike mund të jetë fatal. Prandaj, është e rëndësishme që së pari të hyhet në ujë deri në gjunjë, të lagen zonat ku gjenden enët e rëndësishme të gjakut – si sqetullat, qafa dhe barku.

    Për djegiet nga meduza ndihmon uthulla

    Pas kontaktit me meduzën, në lëkurë shfaqen reaksione alergjike ndaj tretjes që gjendet në tentakulat e tyre, por këto djegie zakonisht nuk janë të rrezikshme. Mirëpo, nëse sipërfaqja është më e madhe se shuplaka e dorës dhe shfaqen ‘fluska’ më të mëdha, duhet të paraqiteni te mjeku. Kremat kortikosteroide e zbusin reaksionin, kurse si ndihmë e parë do të shërbejë shpërlarja e sipërfaqes së djegur me ujin e detit, si dhe uthull, lëng limoni apo urinë.

    Gjëmbat e iriqit nxirren me gjilpërë dhe alkool

    Gjëmbat e iriqit shkaktojnë probleme të mëdha, kryesisht për shkak se pamundësojnë ecjen normale derisa nuk i nxirrni ato. Nëse ka pak, ju mund ta bëni vetë me ndihmën e një gjilpëre të dezinfektuar,  pincetë dhe alkoolit. Nxirrni ato në të njëjtën mënyrë sikur nxirrni ‘therrën’ nga lëkura. Nëse gjëmbat janë shumë të thellë apo janë të shumtë për t’i hequr vet, patjetër vizitoni mjekun që këmba juaj të mos infektohet.

    Ujë të nxehtë pas pickimit të merimangës së detit

    Merimanga e detit është një lloj peshku që gjendet zakonisht në rërë, dhe meqë mbi kurriz ka gjëmba helmuese, deri te aksidenti vjen për shkak se njerëzit shkelin mbi to, kurse tek peshkatarët kafshimet janë më të shpeshta nëpër duar. Meqenëse helmi i këtij peshku është i ndjeshëm ndaj temperaturës, më së miri është sa më shpejt të jetë e mundur pas kafshimit të zhyteni në ujë të nxehtë, mundësisht sa më të ngrohtë. Ndihmë e shpejtë e mirë është edhe urinimi mbi pickim. Pastaj paraqituni te mjeku, sepse mund të shpie në shtangime si dhe alivanosje, sidomos tek të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.

    Djegien nga dielli e redukton kosi

    Tek paraqitja e skuqjes dhe ndjenja e shtrëngimeve pas rrezitjes së gjatë, si ndihmë e parë shërben banjoja nëvaskë me ujë të ftohtë në të cilën mund të shtoni pak uthull molle, si dhe pastaj lyerja me vaj ‘kantarioni’ (barë i Shën Gjonit, Hypericum perforatum). Kosi në shtresë të trashë do të ndihmojë përftohjen dhe zvogëlimin e djegieve të lëkurës. Mirëpo, në qoftë se shfaqen ‘fluska’ apo lëkura qërohet dhe arrin në plagë të hapura, shkoni te mjeku për ndonjë kremë të specializuar.

    Fotografite: Pixabay

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...