Pas një aborti të hershëm, çiftet që provojnë shtatëzëni të sërishme brenda tre muajve kanë më tepër gjasa të jenë të suksesshëm në raport me çiftet që presin më gjatë.
Studimi ka përfshirë 1,000 çifte pas një aborti të hershëm dhe ka zbuluar se femrat që kanë tentuar shtatëzëni brenda 3 muajve, kan 71% më tepër gjasa përkundër femrave që kanë pritur më gjatë.
Nga 765 çifte që kanë tentuar shtatëzëni brenda 3 muajve, 77% kanë arritur të sjellin në jetë një foshnjë, krahasuar me 23% të 233 çifteve që kanë pritur më shumë se 3 muaj.
Studimi nuk tregoi se tentimi për të ngelur shtatëzënë menjëherë pas abortit do të ndihmojë që shtatëzënia e ardhshme të ndodhë më herët dhe të rezultojë me foshnje pas 9 muajve, mirëpo studimi sugjeron se femrat që kanë patur abort pa komplikime mund të provojnë brenda tre muajve pas abortit.
Femrat e përfshira në studim kanë qenë mesatarisht të moshës 29 ndërsa partnerët e tyre të moshës 30, shumica ishin të rracës së bardhë, të martuar dhe me nivel arsimimi minimum deri në shkollë të mesme.
Gjysma e femrave e kanë humbur foshnjen mes javës 8 dhe 13 të shtatzëzënisë ndërsa 44% kanë përjetuar humbjen para javës së tetë. Këto humbje kategorizohen të trimestrit të parë, kohë në të cilën ndodhin shumica e aborteve.
Brenda gjashtë cikleve menstruale, 644 çifte kanë ngelur shtatëzënë përsëri, nga të cilët, 491 kanë lindur…shumica kanë lindur normalisht, 22 kanë lindur më herët.
Një numër i studimeve të mëhershme ka gjetur lidhshmëri mes intervaleve të shkurta mes shtatëzënive me rritjen e rrezikut nga komplikime sikurse presioni i lartë i gjakut, thyerja e hershme e membranave, peshë e ulët e foshnjes si dhe lindje e parakohshme.
Edhepse femrat mund të ngelen shtatëzëne pas abortit, ato duhet t`i kenë parasysh këto probleme para se të vendosin për një veprim të tillë.
Gjithashtu duhet të konsiderohet edhe shëndeti psiqik pasiqë pas abortit femrat janë emocionalisht të dobëta dhe nuk do të munden të përballojnë edhe një sfidë të ngjashme, andaj u duhet përkrahja e partnerit./kosovarja.ch/