Hemorroidet janë patologji shumë e zakonshme, që prekin të paktën një herë në jetën e tyre, pothuajse të gjithë popullatën. Problemi ndodh me frekuencë të barabartë në të dyja gjinitë, edhe pse tek gratë duhen marrë parasysh rreziqet e mundshme që lidhen me shtatzëninë.
Hemorroidet janë venat e fryra dhe kapilarë të inflamuar rreth rektumit. Klasifikohen si të brendshme dhe të jashtme.
Në origjinën e sëmundjes, janë faktorë të tillë si historia e familjes, mënyra e jetesës dhe ushqimi. Ёshtë një gjendje e dhimbshme që shkaktohet zakonisht nga kapsllëku, mungesa e ujit në dietë, mungesa e stërvitjes, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, shtatzania, etj.
Parandalimi:
– Për të parandaluar hemorroidet është shumë e rëndësishme të bëhet aktivitet i rregullt fizik dhe të shmanget pirja e duhanit dhe alkoolit. Sportet përmirësojnë funksionet trupore, në të njëjtën kohë forcojne rajonin legenit.
– Një dietë e ekuilibruar, e pasur me ujë dhe fibra ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut.
– Higjena e mirë personale, jo vetëm pengon hemorroidet, por edhe shumë sëmundje të tjera.
Kura natyrale për Hemorroidet
Trajtimi i hemorroideve ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes.
Bimët dhe natyra ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për hemorroidet.
- Aloe Vera Gel – është një ndihmë e mirë kundër hemorroideve, ka veprim anti-inflamator, qetësues, tonik dhe shtrëngues; rrjedhimisht është e dobishme dhe në trajtimin e plagëve të hapura.
- Lule Basani (kantarioni): Bima dhe vaji janë të pasur me veti shëruese dhe dezinfektuese.
- Vaj Jojoba përfshin një produkt me antioksidant dhe zbutës. Dhe gjalpi Shea ka të njëjtat funksione.
- Vaj esencial i mentes jep freski dhe lehtësim të menjëhershëm.
- Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum), përdoret për të trajtuar hemorroidet dhe venat me variçe. Përbërësit aktiv përfshijnë saponine dhe tanine, të cilat kanë veti anti-inflamatore. Aplikohet si vaj në indet e fryrë. Mos kombinoni këtë barishte me ilaçe antikoagulant.
Nga Anila Mirdita