3.3 C
Priština
More

    Fëmijët, mos të zemërohen me gjëra jo moderne, por me ato që nuk janë të drejta!

    spot_imgspot_img

    Një nënë në dimrin e vitit 1937/38 ka shkruar një letër për revistën e fëmijëve emigrantë, e që më poshtë mund ta lexoni të tërën.

    “ Të dashur fëmijë,

    Asnjëherë nuk mendoj për ju veçmas, gjithmonë mendoj se edhe ju jeni njerëz sikurse ne, mirëpo ju jeni më të veçantë dhe jeni të nënshtruar ndaj influencave.

    Andaj:

    Mos e harxhoni ujin kot-e-kot, pasiqë shumë njerëz vdesin nga mungesa e ujit në Afrikë. Do të mendoni se në këtë mënyrë prap njerëzit atje nuk do të kenë ujë, por me një veprim të tillë bota do të ketë më tepër kuptim.

    Andaj, as bukën mos e hidhni kot, lereni në ndonjë skaj të rrugës ngaqë mund të shërbehet ndonjë krijesë e uritur.

    Ndoshta këtë bukë do e vërejë ndonjë njeri i uritur dhe do e ketë më pak turp që ta marrë nga atje sesa në mes të rrugës.

    Asnjëherë mos u frigoni nga qesharakja dhe nëse shihni ndokend në situatë qesharake:

    • Mundohuni ta “nxirrni” nga ajo situatë, nëse nuk mundeni 2) edhe ju hidhuni në situatë të njejtë, shembull nëse bie në ujë edhe ju kërceni bashkë me të, në situatë më të ndërlikuar- bëni sikur një gjë e tillë nuk është aspak qesharake.

    Të gjithë e kanë një emër tjetër “askush”, ndërsa fytyrë nuk kanë aspak- vetëm zbrastirë. Andaj kur dikush ju thotë se “askush nuk bën ashtu”, përgjigjuni se ju jeni “dikush”.

    Mos të shmangeni nga gjërat “jomoderne” por nga ato “të padrejta”.

    Mos të zemëroheni me prindërit, mbajeni mend se edhe ata kanë qenë si ju tani, dhe ju sigurisht që do të bëheni sikurse ata që janë sot. Përveç tjerash, ata janë prindër për ju, mos i lodhni shumë pasiqë kanë përgjegjësi për ju.

    Nëse shihni në rrugë ndonjë gur, mendojeni se ndokush tjetër mund të rrëzohet, andaj largojeni nga rruga.

    Mos hezitoni t`ua lironi ulësen më të vjetërve në autobus apo në tren.

    Mos u vlerësoni me atë që është materiale.

    Mos festoni fitoren mbi armikun, mjafton vetëm fitorja, pas saj është mirë t`ia zgjatni dorën.

    Mos flisni me ironi për askend të afërt para të tjerëve, të tjerët do të shkojnë- e jotja do të ngelet me ju.

    Librin shfletojeni nga këndi i sipërm, pse?, sepse nuk lexohet nga poshtë lart por nga lartë poshtë.

    Kur dikush ju thotë” kjo është romantizëm”, pyeteni se çfarë është romantizmi dhe do e shihni se askush nuk e di, njerëzit kanë dëshirë të vriten për fjalë që nuk i kuptojnë.

    Kur më në fund të bindeni se nuk e dinë, përgjigjuni vetë me fjalët e pavdekshme të Zhukovskit “ Romantizmi, ai është shpirti”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...