1.7 C
Priština
More

    16 truqe të modës që secila femër duhet t’i dijë

    spot_imgspot_img

    Përveç që do të na e lehtësonin jetën, këto truqë do ta bëjnë garderobën tuaj që të duket shkëlqyeshëm. Këto ekzistojnë për shkakun që një vajzë e ngjashme me juve është kujtuar për të gjetur një zgjidhje, dhe me këtë na e ka lehtësuar jetën të gjithëve.

    1. Ngjitni një pecetë për përdorim të përditshëm tek pjesët nën sqetullat tuaja që të mos shihen shenjat e djersitjes.

    2. Përdorni faculeta të lagura për të pastruar shenjat e bardha nga deodoransi në rrobat tuaja.

    3. Kapni pantallonat në të dyja anët me tregera te vegjel që mos t’ju dalin mbi çizme.

    4. Kjo është forma e drejtë për të përvjelur mëngët e këmishës.

    5. Që të mos ju zbërthehet patenti, nxjerreni rrethin metalik nga mbajtësi i çelësave dhe kapeni atë për patent (zinxhir) dhe pastaj mbërtheni pantollonat dhe lidheni rrethin me pullën kryesore

    6. Nëse e vëreni që majat e krahëve të këmishës janë të rrudhura, hekurosini ato me hekur për flokë.

    7. Vendosni qese çaji të lagura në këpucët tuaja që të çliroheni nga era e keqe.

    8. Që t’i largoni njollat e djersitjes, para se t’i vendosni rrobat në rrobalarëse, spërkatini pjesët e nënsqetullave me lëng limoni.

    9. Nese nuk keni këpucë me shkëlqim, vendosni ‘xixa’ në take, ashtuqë fillimisht të vendosni ngjitës pa ngjyrë, e pastaj me dorë i vendosni ‘xixat’.

    10. Në këtë mënyrë, më së lehti mund t’i mbathni çizmet tuaja

    11. Qepeni një kapëse në maicën tuaj që të mos u duken shiritat e sytjenave

    12. Vendosini në një shirit magnetik gërshërët e vogla, pincetat, kapëset e prerësen e thonjëve, që të mos i humbisni.

    13. Ekzistojnë shumë mënyra se si ta lidhni rrypin, e që njëri skaj të mos bie

    14. Enën për bërje të akullit shfrytëzojeni për të ruajtur aksesorë të imët

    15. Në këtë mënyrë më së bukuri i virrni shallat tuaj në mbajtëse

    16. Që unazat të mos oksidojnë dhe të lënë gjurmë të zeza në gishta, ngjyrosini nga ana e brendshme me llak pa ngjyrë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...