0.4 C
Priština
More

    8 gjërat që mendoni se mbajnë mikrobe, por nuk mbajnë

    spot_imgspot_img

    Sa shumë jemi të fiksuar pas pastërtisë dhe sa më shumë mund duam që të pastrojmë gjithçka rreth nesh, por duhet ta dijmë se jo të gjitha gjërat mbajnë mikrobe aq sa ne mendojmë se mbajnë. Ja disa shembuj se cilat janë ato gjëra që nuk mbajnë mikrobe:

    WC Guacka

    Në lavaman ka më shumë E. coli (bakter që jeton në jashqitjen e njeriut dhe kafshëve), se sa në wc guackë në të cilen keni hedh ujë pas përdorimit. Veçanërisht vendi ku ulemi është mjaft i pastër. Ka 200 herë më shumë bakterie në dërrasën prerëse në kuzhinë se sa në ulësen e guackes. Dhe nuk duam të përmendim telefonat, telekomandat, sfungjerët dhe enëlarësen. Ju i shihni tualetet tuaja si vende të pista dhe me microbe, dhe jeni të priru që ti pastroni më shpesh. Nuk themi se këto zona duhet injoruar dhe mospastruar, ju vazhdoni me të njëjtin ritëm, sperkateni guacken me dezinfektues dhe parandalojeni përhapjen e E. colit, por fillimisht fshehe furcen e dhëmbëve në sirtar.

    Monedhat

    Mikrobet preferojnë vendet e buta dhe me lagështi. Ndërsa monedhat janë të bëra nga metali, dhe metali ka përbërje antimikrobe. Metalet si argjendi, nikeli, alumini dhe bakri nuk lejojnë qe mikrobet të mbijetojnë. Ato janë helmuese për organizmat. Ashtu si paraja nga letra që ka një shtresë antimikrobe, monedhat nga metali janë të thata dhe mikrobet nuk mund të jetojnë aty.

    Bizhuterit tuaja

    Ashtu simonedhat, bizhuteritë e bëra nga bakri i pastër, nikeli dhe argjendi janë një vend i papërshtatshëm për microbe. Kjo është e vërtetë vecanërisht për argjendin i cili ka shumë pak gjasa që të mos jetë i pastër, dhe në fakt mund edhe ti vras mikrobet. Metali pengon mikrobet që të shumohen dhe të shpërndahen. Pra, mos ngurroni që ti ndani bizhuteritë bashkë me shoqet.

    Puthja me qen

    Pështyma mund të jetë e rëndë, por jo domosdoshmërisht me mikrobe. Papastërtit në shtëpi vijnë nga njerëzit. Të gjitha gjërat përmbajnë microbe, por jo të gjitha mikrobet janë të ndërtuara njëlloj. Kafshimi nga njeriu di të jetë më i keq se sa ai nga qeni. Pështyma e qenit ka antibakteriale në të. Fëmijët mund të rrisin sistemin e tyre imunitar kur kanë kontakt të madh me kafshët, sepse fëmijët që u ekspozohen ndryshimit të madh të mikrobeve, kanë më pak të gjasa të infektohen, pra kanë sistem më të mire imunitar.

    Kopshti në oborr

    Papastërtia mbetet papastërti, por kjo është ndryshe nga të qenit me mikrobe. Pra sa është pastër kur bëhet fjalë për fëmijët? Vetëm nëse aty përrreth ka mbetje nga jashtëqitjet e kafshëve, përndryshe rrotullimi i fëmijëve në bar është krejtësisht i sigurt. Ka shumë mikrobe në kopshtin tuaj por ato nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

    Dorëzat e derës

    Ndotja mbi të gjitha ka të bëjë me sipërfaqet që preken vazhdimisht nga shumë njerëz. Ka njerëz që dyert i mbajnë të hapura dhe dorëzat e tyre nuk preken aq shumë sa mendojmë. Ato zakonisht janë të ndërtuara nga metali, ku mikrobet nuk do mund të jetojnë gjatë.

    Koshi i plehrave
    Tush kabinat kanë më shumë mikrobe se sa mbajtset e plehrave. Ato mbajnë shumë mikrobe por jo të gjitha janë të rrezikshme. Për të dezinfektuar mbajtset e plehrave ose çkado tjetër përdorni dezinfektues si klori, alkooli dhe peroksidin e oksigjenit. Po ashtu nëse ju pengon aroma e këtyre dezinfektuesve në kuzhinën mund të pastroni me uthull të bardhë të sterilizuar, e cila është e paster, len një shkelqim të mire dhe është e sigurt për fëmijët dhe kafshët shtepiake. Mbajtset e plehrave janë zakonisht të thata dhe mikrobet nuk mund të jetojnë në këto vende.

    Urina

    Po, është e vërtetë. Urina është sterile. Jashtqitja është problemi, jo urina. Kjo është arsyeja pse mirkobiologët shqetësohen më shumë për kuzhinën dhe mishin të cilat mund të mbajnë më shumë mikrobe. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...