-2.1 C
Priština
More

    Si t’a shërojmë dhe parandalojmë përhapjen e E.coli (Escherichia Coli)

    spot_imgspot_img

    Gjëja kryesore në trajtimin e këtyre bakterieve është që të bëjë që ju të ruani rehatinë dhe të parandaloni përhapjen e saj. Mësoni se si në mënyrë të natyrshme të trajtoni infektimin me E. coli në qoftë se jeni infektuar nëpërmjet ushqimit dhe ujit. Dhe si të veproni në mënyrë parandaluese.

    E. coli është një bakterie që është e shoqëruar zakonisht me simptoma të tilla si diarre dhe dhimbje të rënda të barkut. Është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gjakut. Simptomat janë zakonisht më të rënda tek fëmijët dhe të moshuarit, dhe mundësia që të infektoheni  është më e madhe gjatë muajve të verës.

    Është shumë e rëndësishme të theksohet se në qoftë se ju dyshoni se jeni të infektuar me E. coli, telefononi menjëherë te mjeku dhe në asnjë mënyrë mos përdorni barna nga barnatorja për të shëruar diarrenë.

    Si duhet trajtuar diarrenë e shkaktuar nga E. coli?

    Siç kemi theksuar në rastin e infektimit nga kjo bakterie nuk duhet përdorur barna kundër diarresë, sepse ato përmbajnë përbërësit që zakonisht mund ti bëjë gjërat më keq.

    Gjithashtu nuk bëni vetë të mirrni barëra që janë të mbetura nga infeksionet e mëparshme, nëse ju dyshoni se jeni infektuar duhet lajmëruar mjekun tuaj që t`ua rekomandojë antibiotikët apo barërat e duhur.

    Gjatë ditës duhet konsumuar sasi të vogla uji ose ndonjë pije që do të zëvendësojë elektrolitet e  humbura dhe për të parandaluar dehidratimin. Pasiqë në foshnjet dehidrimi është më i rrezikshëm se vetë bakteria, thirrni mjekun nëse mendoni se foshnja juaj ka simptome të dehidrimit.

    Simptomet e dehidrimit janë:

    • Gojë e thatë
    • Sytë nuk lotojnë
    • Sasi e vogël e urinës me ngjyrë të errët
    • Pavetëdije e lehtë

    Si të mbroheni nga infeksioni i E.coli përmes ujit dhe ushqimit?

    Që mos të vijë deri tek infeksioni duhet të ndërmerrni disa hapa gjatë ditëve me vapë.

    • Gjithmonë gatuaj mishin e viçit në një temperaturë prej të paktën 71C. Shmangni hamburgeret në restorant ushqimi të shpejtë dhe është e  preferueshme ata të përgatiten në shtëpi dhe gjithmonë të jeni të sigurt se ata janë pjekur plotësisht.
    • Gjatë përgatitjes së ushqimit lani duart shpesh me sapun dhe ujë të ngrohtë e sidomos pasi që keni trajtuarmishine gjallë.
    • Vazhdimisht duhet larë tërë hapsirën e kuzhinës e cila është në kontakt me mishin, e sidomos të pastroni mirë mjetet që i përdorni gjatë përgatitjes së mishit.
    • Mishin e gjallë mbane larg nga të gjithë pemët, perimet, testot dhe të gjitha gjërave tjerave që janë përgatitur për të bërë gjellë.
    • Konsumoni vetëm qumësht dhe djath të pasterizuar.
    • Pini vetëm ujë të pastër, nëse mendoni se uji nuk është i mirë atëherë pini ujë të ambalazhuar.
    • Nëse ndodheni jashtë shtetit dhe mendoni se uji nuk është i sigurtë atëherë konsumoni vetëm ujë të ambalazhuar dhe gjellëra të nxehta dhe evitoni pemët dhe perimet e sallatave.

    Këshilla për parandalimin e përhapjes të E.coli-t prej njeriut tek njeriu

    • Duart duhet larë shpesh pas toaletit apo ndërrimit të pampersave tek foshnja. Nëse në shtëpi keni më tepër toalete, personi i infektuar përdor toilet të veçantë derisa të shërohet.
    • Nëse foshnja juaj është infektuar, e deri atëherë keni përdorur pelena të pambukut, është e preferueshme të përdorni nga ato të një përdorimit vetëm të pengoni shpërndarjen e sëmundjes.
    • Gjërat që janë më shpesh të prekura nga njerëzit duhet dezinfektuar dhe pastruar.
    • Njerëzit e sëmurë nuk guxojnë të prekin ushqimin për shitje.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...