2.6 C
Priština
More

    Reçetat më të mira për djegien nga dielli

    spot_imgspot_img

    Lyejmë veten, ulemi nën hije, e ruajmë veten nga dielli mirëpo ai gjithmonë gjen mënyrë si të na “kapë”.  Shumë prej nesh, posaçërisht me diellin e parë dhe të fortë, përfundojnë me lëkurë të skuqur dhe djegie. Lexoni cilat janë përzierjet freskuese me të cilën mund të luftoni kundër djegieve.

    Shejk kundër djegieve

    Në një kavanoz të vogël, përzieni 110 gr aloe vera xhel, ½ lugë çaji nga vaji esencial i livandos, 1 lugë uthull molle dhe vaj nga dy kapsula të vitaminës E. Mbylleni enën dhe shkundeni mirë.

    Kjo përzierje butësisht të zbatohet në vendin e djegur dhe të shtoni gjatë ditës sa të jetë nevojshme për lehtësimin e djegieve dhe ndezjet. Për freskim më të mirë përzierjen duhet mbajtur në frigorifer para se të përdorni. (Kundër djegieve është e rekomanduar dhe vaji i zambakut, nëse djegiet janë më pak shqetësuese, madje edhe për të mbajtur ngjyrën dhe lëkura juaj mos të qërohet).

    Një dush në uthull

    Megjithatë, para se të aplikoni këtë përzierje është e rekomanduar të bëni dush në uthull. Nëse djegiet nga dielli janë në të gjithë trupin, ky dush është hapi i parë dhe më i mirë. Përdorni uthull, të mirë natyrale (dhe si të bëhet kjo, lexoni artikullin “Si të bëni në shtëpi uthull molle”). Uthulla ndihmon për të vendosur ekuilibrin e pH e lëkurës. Në këtë mënyrë, është përshpejtuar procesi i shërimit të lëkurës.

    Në vaskë me ujë të ngrohtë shtoni dy gota të plota të uthullës së mollës dhe zhytuni  për 15 minuta. Lëkura do të zbutet dhe dhimbja do të shkojë ngadalë. Pas larjes, aplikoni perzierjen për djegie që të keni rezultatet më të mira.

    Të dy këshillat janë ndër më të efektshme kur vjen puna për djegien nga dielli, por mund të ndihmojnë edhe vajrat shëruese. Vaji me vitamin E duhet të aplikohen direkt në vendin e djegies, mund të përdorni edhe vaj livando.

    Një tjetër këshillë interesante bën fjalë për ushqimin. Nëse hani më shumë patate të ëmbla do të jeni më pak të prirur të digjeni nga dielli.

    Patatet e ëmbla përmbajnë dyfish më tepër karroten nga sasia e preferuar ditore. Beta karroteni grumbullohet në lëkurë dhe siguron mbrojtjen e pjesshme të lëkurës përgjatë tërë ditës.

    Sa jeni të ndjeshëm ndaj diellit? A ju digjet lëkura lehtësisht? Si e trajtoni lëkurën e djegur?

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...