3.7 C
Priština
More

    Si mund të dini se do të jetë një bashkëshort i mirë?

    spot_imgspot_img

    Disa lloje të meshkujve do të bëjnë të lumtur, kurse disa jo. Kini kujdes mos të bëni një gabim.

    Ofruesi

    a të familja është gjithmonë në vendin e parë. Ai është bujar dhe gjithmonë përpiqet për të kënaqur të dashurit e tij. Punon  disa punë në mënyrë që të fiton para të mjaftueshme, dhe kursen për të siguruar të dashurit e tij. Nuk është i qetë në qoftë se familja e tij është e pakënaqur. Është një perfeksionist, si në punë ashtu edhe në shtëpi. Kërkon që sa më mirë të kalojë kohën me gruan dhe fëmijët e tij, dhe asgjë nuk është e vështirë për të, shkruan HuffingtonPost.

    Pse është ai një burrë i mirë: Martesa është formimi i një familje të re dhe duhet që të dy partnerët të investojnë maksimumin e tyre. Ai thjeshtë dëshiron që të jap dhe siguroj gjithçka për familjen e tij dhe kjo e bën atë një burrë të mirë.

    Mbështetës

    Kur e keni më vështirë në jetë, keni nevojë për dikë në të cilin ju mund të mbështeteni dhe që do t’ju japë forcë për të vazhduar. Ai nuk është i pashpirt, por ka fuqi të mjaftueshme për të mos lënë mendjen e tij, por që t’ju kushtohet juve. Gjoksi i tij është gjithmonë aty kur ju dëshironi të mbështeteni dhe të ndjeheni të mbrojtur dhe të sigurt.

    Pse është ai një burrë i mirë: Ai është besnik, i përkushtuar, mbështetja e vërtetë që është e nevojshme gjithmonë për gruan. Ky është lloji i njeriut që mendohet në të kur thonë ‘në të mirë dhe në të keq’, a nuk është pikërishtë ky lloji i burrit për të cilin ëndërron çdo grua.

    Mendimtar

    Nuk ka asnjë problem të vogël apo të madh për të cilin ai nuk është duke u përpjekur për të zgjidhur. Nuk dëshiron që të jetë në prapvijë. Ai e shpërbën çdo problem, mendon për çdo zgjidhje të mundshme, dhe si mund të zgjidh atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është i durueshëm, i fokusuar dhe definitivisht inteligjent.

    Pse është ai një burrë i mirë: Martesa mund të jetë ideale dhe e mrekullueshme, por kur ndodh një problem edhe martesa mund të prishet. Ai është një partner ideal në momentet kur duhet të marrim vendime të vështira, të cilat me siguri do ti kemi ndonjë herë.

    Shpirti i lirë

    Me një njeri të tillë vërtet kurrë nuk mund të plakeni. Ai beson se duhet të kënaqeni në jetë dhe nuk dëshiron të ndjej ndonjë shqetësim dhe stres. Ai refuzon të jetë nën presion. Është  pozitiv dhe tenton të kënaqet në të gjitha aspektet e jetës së tij. Ka shumë gjasa që ​​do të punoj atë që ai e pëlqen, dhe jo atë që gjeneron më shumë të holla, që është më profitabile. Kjo është arsya sepse ai kënaqet me punën e tij. Nuk dëshiron të kaloj jetën duke u shqetësuar për gjëra të panevojshme, por pretendon që të bëj jetën më emocionuese dhe më të lumtur.

    Pse është ai një burrë i mire: Qëndrimi me një person të njejtë tërë jetën mund të jetë vërtet shumë e mërzitshme. Me një burrë të tillë, kurrë nuk do të mërziteni. Dhe, pa marrë parasysh se sa mund të ju duket kjo e parëndësishme, është vërtetë e rëndësishme në jetë.

    Besimtar

    Ndonjëherë jeta na sjell fatkeqësi dhe na duket që ato nuk kanë fund. Por ai ende beson se çdo gjë do të jetë mirë. Ai ju jep shpresë dhe besim. Ai është krenar për besimin e tij të fortë, dhe pothuajse nga besimi i tij e bën fenë. Atij i pëlqen që të ndihmon të tjerët dhe zgjedh për të jetuar jetën ashtu si ai beson se të tjerët duhet të jetojnë.

    Pse është ai një burrë i mirë: Forca e tij emocionale na duhet për të qenë në gjendje për tu ballafaquar dhe për ti përballuar problemet e përditshme. Ai është një luftëtar, dhe do të luftojë me ju dhe për ju. Ai nuk do të heqë dorë madje edhe kur ju e bëni atë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...